Ishte me leje, i burgosuri i Shën Kollit tenton të arratiset, kapet në Kapshticë
LEZHË- Ka tentuar të arratiset jashtë shtetit një person që vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, në Lezhë. Mësohet se ky i fundit kishte dalë nga burgu me leje.
Policia bën me dije se ka mundur ta ndalojë të burgosurin në një pikë kufitare, teksa kanë mundur të vërtetojnë që ai është i dënuar.
Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Ndreaj, 34-vjeç, nga fshati Perlat i Mirditës. Ky i fundit ishte dënuar për vjedhje.
Në datë 9 shtator duhej të ishte kthyer në burgun e Shën Kollit ku vuante dënimin. Moskthimi i tij ka detyruar policinë ta kërkojnë në banesë, e më pas ta shpallin në kërkim.
Po në datë 9, mësohet se Ndreaj është ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës, teksa tentonte të arratisej.
(m.a/BalkanWeb)