E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte nisur për në shkollë, përplaset për vdekje nga një kamion 7-vjeçari

Një fëmijë 7-vjeçar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm teksa ishte duke shkuar në shkollë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në komunën Bërdicë në Shkodër ndërsa viktimë ka mbetur një fëmijë 7-vjeçar me inicialet K.B.

Mësohet se vogëlushi ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë por është përplasur nga një kamion I cili drejtohej nga shoferi Ramiz Cokthi.

Përplasja ka qënë fatale për fëmijën i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›