E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunimi rajonal teme kryesore e takimit te Presidenteve te vendeve te rajonit

Bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe zhvillimi infrastrukturor, ishin temat kryesore të samitit të pestë të presidentëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, si organizatori i këtij takimi, tha se objektivi madhor është ai i fqinjësisë së mirë dhe ecjes përpara drejt integrimit europian. Preidentja e Republikës së Kosovës Ahtifete Jahjaga, theksoi se vendi i saj përbën një factor paqeje dhe sigurie në rajon. Ajo tha se pret që vitin e ardhshëm, kur ky takim do të zhvillohet në Kosovë, të marrin pjesë edhe presidentët e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. George Ivanov dhe Filip Vujanoviç, presidentët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, u fokusuan më së shumti në ndërtimin e akseve rrugore, që ndihmojnë në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve të Ballkanit. Presidentët e katër shteteve të rajonit, gjatë samitit pestë të radhës janë përqendruar në shfrytëzimin e mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët.
Në qendër të diskutimeve mundësitë për bashkëpunimin rajonal 
Ka nisur takimi i 5-te rajonal midis  presidentë te vendeve te Shqiperise, Maqedonise, Kosove e Mal i Zi. Ne ambjentet e hotel “Adriatika” ne Durres si fillim ka nisur takimi midis presidentit Nishani me Presidentin e Maqedonise Ivanonv. Takim i dyte eshte me presidenten e Kosoves, Jahjaga dhe ne fund do te jete nje takim i perbashket qe do te finalozhet me konferencen per shtyp .  Synimi i takimit është shfrytëzimi i mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët që forcojnë  marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe nxisin bashkëpunimin rajonal edhe ne kuader te proceseve eurointegruese të vendeve tona.
Krerët e shteteve mbërritën dje në Durrës
Tre nga katër presidentët e Rajonit, kanë mbërritur në Durrës për të marrë pjesë në takimim e 5-të Rajonal. Fillimisht ka mbërritur presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, dhe me pas presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Maqedonisë, George Ivanov. Katër presidentët pritet të zhvillojnë një takim dy ditor, ku do të diskutohet për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas. Synimi i takimit është shfrytëzimi i mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët që forcojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe nxisin bashkëpunimin rajonal edhe ne kuader te proceseve eurointegruese të vendeve tona.

Presidenti Nishani takon homologen e tij kosovare Jahjaga
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani para nisjes se Takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve priti dhe zhvilloi nje bisede Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Duke e uruar Presidenten Jahjaga për arritjet e Kosovës kreu i Shtetit nënvizoi se realiteti atje ka bindur edhe më skeptikët se pavarësia ishte zgjidhje e drejtë dhe pa alternativë. Presidentja Jahjaga e vlerësoi takimin e presidentëve të rajonit si shumë të rëndësishëm në shërbim të bashkëpunimit dhe axhendës europiane të vendeve tona dhe të rajonit në tërësi, sepse i kanë shërbyer intensifikimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar, e po ashtu realizimit të axhendës së përbashkët europiane. Të dy presidentët shprehën vullnetin e përbashkët që të nxisin qeveritë përkatëse për ndërtimin e një strategjie të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›