Rama-Ivanovit: Shqetësim për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Për kryeministrin shqiptar Edi Rama implementimi i marrëveshjeve për të harmonizuar bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni do të jetë i patjetërsueshëm për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin maqedonas Georgi Ivanov, kryeministri Rama se qeveria shqiptare mbetet e shqetësuar për impelementimin e këtyre marrëveshjeve.
“Ne mbetemi të shqetësuar për implementimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakordësuara lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni. Nga ana e tij Zoti president shprehu shqetësim që të ketë më shumë vëmendje dhe hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri dhe unë e marr këtë mesazh jo thjeshtë si një detyrim i shtetit ndaj pakicave por edhe si shprehje e një pakti të thjeshtë pasi ne nuk mund ti kërkojmë të tjerëve atë që ne nuk mund ta plotësojmë vetë. Unë shpresoj që fqinj dhe si miq do të çojmë përpara një proces bashkëpunimi ku implementimi i marrëveshjeve për të harmonizuar bashkëjetesën do të jetë i patjetërsueshëm u shpreh Rama.
vijon….