E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga në Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

aksidentiDurrës- Një person ka humbur jetën dhe dy të tjetrë janë plagosur si paspjë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit tw sotwm në Durrës. Mësohet se ngjarja është shënuar pranë rrethrrotullimit të Shkozetit në orën 04:00.

Sipas burimeve policore në makinë udhëtonin tre persona, përkatësisht, Islam Kovaçi, bashkëshortja e tij Greta Kovaçi dhe nëna e tij Dallëndyshe Kovaçi, të cilët po ktheheshin nga një dasmë. Për pasojë drejtuesi i mjetit, Islam Kovaçi ka humbur kontrollin e makinës duke dalë jashtë rruge dhe më pas është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën shtetësja Dallëndyshe Kovaçi, ndërsa dy të tjerët janë në spital me plagë të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se mjeti mund të ketë udhëtuar me shpejtësi tejet normave të lejuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›