E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte zhdukur prej dy muajsh, gjendet i vdekur

Pamje nga vendngjarja

Një kufomë e seksit mashkull u gjet sot në mëngjes në grykëderdhjen e lumit Seman. Banorët e zonës kanë parë viktimën dhe kanë lajmëruar menjëherë forcat e policisë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se viktima është shtetasi N.Gjika nga fshati Gërxalli i Fierit.

Prej dy muajsh, ky person kërkohej nga familjarët, të cilët kishin denoncuar dhe në polici për zhdukjen e tij.

Sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune dhe mendohet se shkak i vdekjes është bërë mbytja në ujërat e këtij lumi.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›