E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malin e Zi dhe Bullgarinë i zotëron mafia

Departamenti Amerikan i Shtetit

Departamentit Amerikan të Punëve të Jashtme publikoi një raport për shtetet të cilët kanë lidhje me mafien,  ku tregon se  Bullgaria dhe Mali i Zi janë ndër shtetet e  zotëruar  nga mafia, e cila ka lidhje dhe me instancat më të larta të Podgoricës zyrtare.

Siç raportoi e përditshmja Vijesti, autori i studimit, Moises Naim, vlerësoi se shumë politikanë, jo vetëm që janë të përfshirë në veprimtari mafioze, por janë vetë drejtues të grupeve të krimit të organizuar.

Sipas raportit në fjalë, shtetet e tjera në botë që janë të kontrolluara nga mafia janë Ukraina, Venezuela, Guinea-Bissau dhe Mianmari.

Përqark globit, mafiozët kanë depërtuar midis qeverive në një shkallë të paprecedent, por edhe më shqetësues është fakti i luftimit të klaneve të ndryshme, vetëm për të marrë bizneset e tyre nga ana e qeveritarëve, shkruhej mes të tjerave në raport.

Në analizën e Departamentit të Shtetit theksohet se ka edhe shumë raste të tjera të lidhjeve me mafien në shtete të ndryshme në botë, midis të cilave edhe në Rusi, ku vërehet një veprim i përbashkët midis disa rrjeteve mafioze dhe institucioneve në aspekte lokale. /Kohanet/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›