E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi rus përshëndet progresin drejt afrimit me SHBA-në

"Tashmë askush nuk mund t'i pengojë marrëdhëniet dypalëshe mes Rusisë dhe SHBA-së të zhvillohen për të arritur nivelin më të lartë'', shkruan e përditshmja qeveritare ''Rossiiskaia gazeta''.
     
"Asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar në fund të këtyre negociatave. Por Moska dhe Uashingtoni kanë bërë përparime në diskutimet e tyre në lidhje me sistemin antiraketë, reduktimin e armëve bërthamore ofensive dhe problemin bërthamor iranian'', thekson ''Kommersant''.
     
Sipas të përditshmes, ''bisedimet e Klintonit me Lavrovin treguan që Moska dhe Uashingtoni trajtojnë tani shumë çështje me njëjtat pikëpamje''.
     
"Tani të dyja palët janë të gatshme të mos e vënë theksin tek mosmarrëveshjet e tyre por për të bashkuar qëndrimet e tyre për çështje për të cilat Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë marrëveshje'', shkruan ''Izvestia''.
     
Sekretarja amerikane e Shtetit deklaroi dje në Moskë se nuk ishte ende koha për sanksione në dosjen bërthamore iraniane, ndërkohë që Rusia mbetet e rezervuar për të vendosur Teheranin nën presion.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›