SHBA, Komisioni Financiar i Senatit, pro reformës në shëndetësi

Presidenti Obama ka falenderuar Komisioni Financiar të Senatit për miratimin e shumës që do të shpenzohet për aplikimin e reformës së shëndetësisë, projektligj i cili është propozuar nga vetë presidenti amerikan.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij Obama e quajti aprovimin nga Komisioni si një hap kyç i cili do ta ndihmojë paketën e reformës që të kalojë edhe hallkën finale, votimin në Kongresin amerikan.
"Sot kemi kemi bërë një hap tepër të rëndësishëm për të pëshpejtuar hapa të tjerë për të reformuar sistemin shëndetësor në vendin tonë. Pas disa muajsh reflektimi, Komisioni Financiar i Senatit e aprovoi shumën e caktuar për paketën në reformën e shëndetësisë. Ky aprovim ka pasur mbështetjen e demokratëve por edhe të republikanëve dhe ku fakt më gëzon."- u shpreh i Obama gjatë fjalës përshëndetëse pas aprovimit të reformës së shëndetësisë nga Komisioni Financiar i Senatit.
Ky komision i cili dominohet nga partia demokrate, e miratoi reformën me 14 vota pro, si edhe 9 vota kundër. Mbështetje e madhe për aprovimin e reformës ishte edhe pjestarja republikane e Senatit, Olympia Snowe e cila votoi pro projektligjit të propozuar nga Obama.
Miratimi i shumës së propozuar për reformën në shëndetësi ishte një lajm shumë pozitiv për presidentin Obama. Këto kohët e fundit presidenti amerikan është kritikuar për nismën e tij për shtimin e trupave në Afganistan, si edhe për faktin se nuk ka qenë shumë i shpejtë për propozimin e rezolutave ligjore lehtësuese për komunitetin e homoseksualëve.