Isko Alarcón: Fëmijët e mi emocionohen më shumë kur shikojnë Jamalin me fanellën e Spanjës se kur më shikojnë mua!

Isco Alarcón ka qenë protagonisti i madh i listës së përpiluar nga de la Fuente për “Final Four Nations League 2025”. Rikthimi i mesfushorit të Real Betisit pas plot gjashtë vitesh nga paraqitja e tij e fundit me Spanjën duke se ka kaluar në plan të dytë… Motivi është mjaft i veçantë!
Veterani pranon se fëmijët e tij kanë më shumë emocione kur shikojnë Lamine Jamal me fanellën e Spanjës se kur shikojnë babain e tyre me bluzën e kuqe veshur.
Më 5 qershor iberikët do të ndeshen me Francën në Shtutgart në gjysmëfinalen e UEFA Nations League. Në rast suksesi atëherë kampionët e Europës në fuqi do të ndeshen në finalen e madhe me fituesen e çiftit Gjermani-Portigali më 8 qershor.