Makron falenderoi Al-Khelaifin për shpenzimet që mundësuan suksesin, presidenti i PSG-së: Fjeta me trofeun, nuk më besohej!

Nasser Al-Khelaïfi, presidenti i klubit të PSG-së, duke komentuar atë që ndodhi në Mynih për “TF1” pranoi se gjithçka i dukej si një ëndërr. “Fjeta me kupën pranë. Zgjohesha natën dhe mendoja se mos po ëndërroja, por kur e shikoja pranë qetësohesha”, tha presidenti nga Katari.
Më tej PSG-ja u prit dje edhe nga Makron, i cili falenderoi personalisht investitorët nga Katari, të cilët sipas tij mundësuan triumfin e ekipir kryqytetas në arenën më të rëndësishme të futbollit europian.