E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami Dokumenti i BE-se materjali i pershtatshem per bashkepunim mes paleve

Zgjidhja e ngercit Islami Dokumenti i BE-se materiali me i pershtatshem per bashkepunim Riformatimi KQZ-se Islami Opsion ruajtja e se njejtes formule me korrigjime te tipit makijazh

Deputeti socialist dhe njekohesisht sekretari per ceshtjet zgjedhore ne PS Kastriot Islami ben te ditura ne nje interviste per standard mendimet dhe mundesite e zgjidhjes se nje prej rekomandimeve me te rendesishme te dhena nga BE-ja ate per reformen zgjedhore. Islami theksoi se reforma zgjedhore duhet te jete nje prioritet i pare i paleve duke pasur parasysh faktin sipas tij qe rregullat e administrimit te zgjedhjeve te jene te standardeve evropiane. Sa i perket ngritjes se komisionit te reformes zgjedhoreIslami shprehet i bindur se shume shpejt palet do te arrijne te gjejne rrugen e zgjidhjes e do te ulen ne tryezen e perbashket por shton se koha qe do te marre ky komision mbetet ende e paditur. Ndersa lidhur me nje nder kerkesat e cilesuara si paresore nga opozita ajo per riformatimin e KQZ-se aktuale Islami nenvizoi se nje zgjidhje e mundshme do te ishte nje KQZ e depolitizuar me perberje nga gjyqesori apo nje formule mikse por ne te njejten kohe ai pohoi se per arritjen e kesaj zgjidhjeje mungon besim reciprok dhe vullnet politik mes paleve. Po ashtu deputeti socialist deklaroi se nje tjeter alternative ne kete kontekst do te mund te ishte edhe ajo e ruajtja e se njejtes formule kompozimi te KQZ-se por duke nderhyre ne te theksoi ai me korrigjime te tipit makijazh. Gjithashtu deputeti socialist ne interviste jep opinionin e tij edhe per zgjidhjen e situates se ngercit politik ne vend ku deklaron se dokumenti mbi te cilin duhet te mbeshteten palet per te nisur bashkepunimin mes tyre duhet te jete ai i 12 rekomandimeve te BE-se.

Edhe pas rezultatit negativ te progres-raportit e njekohesisht shtimit te thirrjeve te nderkombetareve per rikthimin e dialogut politik duket se palet jane ende larg tij. Mazhoranca e cileson paktin e opozites si nje kusht mbi ate te rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it e ndersa opozita duket se nuk do te levize nga 10 kerkesat e saj. Cila mendoni se mund te jete zgjidhja e mundshme e kesaj situate ngerci qe zgjat prej me shume se dy vitesh

Ndonese palet po vazhdojne me nje retorike te papershtatshme te pergjegjesojne njera tjetren per gjithcka shkruhet ne raportin e progresit per te qene pozitiv e optimist mund te thuhet se ka nje fareprogresi ne drejtim te vendosjes se nje marredhenie bashkepunimi mazhorance-opozite. Kam pershtypjen se palet po perpiqen te afrohen per te ngritur mekanizmat formale te bashkepunimit. Per te gjykuar mbi suksesin e ketij bashkepunimi ne te ardhmen ne sensin e rezultateve qe ai do te prodhonte per te qene realist duhet pritur. Lidhur me nismat e ndryshme te paraqitura nga pale duke patur parasysh se niveli i mosbesimit reciprok eshte i larte gjykoj se Dokumenti i BE eshte materiali me i pershtatshem dhe nje baze e mire per te ndertuar bashkepunimin ne te ardhmen.

Z. Islami ne nje kohe kur nje nder kerkesat kryesore dhe emergjente te Brukselit eshte ajo per reformen zgjedhore palet ende nuk kane arritur te gjejne akordin mes tyre kjo edhe si pasoje e kundershtive per sistemin zgjedhor. Cili eshte mendimi juaj rreth kesaj ceshtje

Kam bindjen se shume shpejt do te ngrihet ne kuvend ky komision dhe kjo duhet pershendetur. Se kur ky komision do te perfundoje draftin qe do t ja paraqese kuvendit per shqyrtim e miratim eshte ende shpejt per te dhene nje pergjigje te sakte. Duhet pershendetur qendrimi i PS per te mos kushtezuar reformen zgjedhore me diskutimin per sistemin zgjedhor ndonese ky element eshte kerkuar me insistim nga aleatet e saj.

Sipas jush cili do te ishte sistemi me i pershtatshem zgjedhor per vendin i cili do te bente sadopak te mundur eliminimin e fenomenit te polarizimit te zgjedhjeve ne vend

Nese ekziston konsensusi per te zbutur apo shmangur bipolarizmin permes sistemit zgjedhor gjetja e sistemit te ri zgjedhor eshte nje pune e lehte por fillimisht duhet arritur ky konsensus. Do te jepja mendimin tim per ndryshimin eventual ose jo te sistemit zgjedhor vetem nese do te arrihej konsensusi per ta diskutuar kete ceshtje komplekse e te komplikuar por shikoj qe debati per kete ceshtje eshte ende larg nje perfundimi.

Partite aleate si ato te PD-se ashtu edhe te PS-se kane shfaqur hapur interesat e tyre sa i perket sistemit zgjedhor duke kerkuar nje sistem proporcional me korrektim kombetar. A mendoni se dy forcat kryesore politike do te jene te hapura per te pranuar kete propozim te partive te vogla

Duhet pritur eshte ende shpejt per te artikuluar dicka per kete ceshtje. As partite e vogla dhe as partite kryesore nuk kane dhene ende zyrtarisht opsionet e tyre.

Cilat mendoni se jane alternativat qe partite e vogla te perfitojne sa me shume nga zgjedhjet e ardhshme ne parlament

Ka shume menyra qe nga ndryshimi eventual i sistemit zgjedhor deri tek taktikat elektorale te bashkepunimit me partite kryesore dhe midis tyre ne zgjedhjet e ardhshme ne kontekstin e sistemit aktual zgjedhor. Nderkohe qe ndryshimi i sistemit zgjedhor do te ishte ekstremal ne sensin e permbushjes se objektivave te tyre por i veshtire per tu realizuar perballe qendrimit refraktar te partive kryesore realizimi i bashkepunimit permes taktikave elektorale eshte me i mundshem dhe ndoshta me i lehte per tu arritur por me rreziqe me te medha qofte per partite e vogla qofte per ato te medha per te siguruar realizimin e objektivave politike e elektorale.

Kur nje nder kerkesat kryesore te PS-se ne kuader te bashkepunimit me mazhorancen mbetet ajo per riformatimin e KQZ-se sipas jush cila do te ishte formula e pershtatshme per funksionimin e ketij institucioni qe menaxhon garen elektorale

Nese KQZ do te mbetet me perberje partizane pra me anetare qe propozohen nga partite politike cdo formule sado e sofistikuar qofte per perberjen do te rezultonte e diskutueshme gjate draftimit te amendamenteve e problematike gjate zhvillimit te zgjedhjeve nese do te mungonte vullneti politik i per te administruar zgjedhjet konform ligjit. Nese ka vullnet politik nje zgjidhje e mundshme do te ishte nje KQZ e depolitizuar me perberje nga gjyqesori apo nje formule mikse por nuk shikoj ende besim reciprok dhe vullnet politik per kaluar ne nje faze te re te administrimit te zgjedhjeve permes komisioneve te depolitizuara per opsionet e tjera duhen pritur reagimet e paleve. Nje opsion i mundshem eshte ruajtja e se njejtes formule me korrigjime te tipit makijazh. Duhet pasur parasysh edhe faktin e stabilitetit te legjislacionit dhe te institucioneve qe do te perbenin argumente ne favor te mos ndryshimit te KQZ apo reformimit te saj minimal.

Lidhur me riformatimin e KQZ-se eshte hedhur ideja e zevendesimit te anetareve aktuale te saj nga gjyqtaret. Po ashtu pak dite me pare nje tjeter variant i hedhur nga ekspertet e fushes ishte ai qe kerkon qe KQZ- ja te funksionoje sipas formules aktuale por procesi ankimor ti kaloje gjyqesorit. Ju si mendoni per keto propozime

Mungesa e vullnetit politik per te respektuar e zbatuar ne menyre te drejte rregullat ka demtuar legjitimitetin e KQZ dhe pjeserisht edhe te Kolegjit Zgjedhor. Po e njejta mungese vullneti mund te demtoje ne te ardhmen legjitimitetin e cfaredolloj KQZ-je pavaresisht formules me te cilen do te ndertohej. Megjithate mund te gjenden formula qe rrisin relativisht besimin e paleve por ne asnje rast ato nuk do te mund te zevendesojne mungesen e vullnetit politik te paleve. Ka ardhur koha qe ne konkurrimin zgjedhor te mos shikojme forcat politike te jene njekohesisht edhe lojtare qe konkurrojne edhe zyrtare qe administrojne procesin apo edhe ata qe emerojne gjykatesit e zgjedhjeve. Kjo mund te arrihet me vullnet politik dhe vetem permes nje bashkepunimi e mirekuptimi per te permiresuar rregullat e lojes ne nivelin e standardeve evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›