E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi Skenderbej Rama harron trafikun kerkon sheshin e tij te vuajtjes

Ne kohen kur Bashkia e Tiranes eshte thuajse ne perfundim te punimeve per hapjen e sheshit Skenderbej per makinat dje kreu i PS-se Edi Rama e kundershtoi planin e rehabilitimit te ketij sheshi duke e cilesuar ate si nje piste kartodromi. Edhe pse trafiku i makinave mbetet nje nder problematikat kryesore ne Tirane e ne te njejten kohe kur bashkia e kryeqytetit ka premtuar se nderhyrja e tanishme ne te eshte emergjente - sepse sipas saj zgjidhja afatgjate do te bazohet tek rishikimi i planit urbanistik ku nje nder idete e hedhura eshte kthimi i sheshit per kembesore por pasi te jete pershkuar nga rruge nentokesore per makinat - kryesocialisti duket se nuk e ka pritur mire ndryshimin e projektit te tij. Tirana i vetmi kryeqytet ne bote pa shesh dhe po i vetmi ne bote me kartodrom ne vend te sheshit - theksoi dje Rama ne Twitter. Po ashtu kreu i PS-se i vazhdoi akuzat e tij duke u shtuar deklaratave te tij nje ton ironie. Eh Skenderbe Kodrat ne Kruje ti bene shesh per cimento sheshin ne Tirane ta bene koder per gazin e botes - deklaroi Rama. Akuzat e kryesocialistit duket se bien ndesh me nevojen urgjente qe ka kryeqyteti per zgjidhjen e ceshtjes problematike te trafikut te makinave. Projekti i pare i Rames per sheshin e rendonte problemin e trafikut per Tiranen. Prej disa javesh Bashkia e Tiranes ka intensifikuar punimet per rehabilitimin e sheshit Skenderbej per te cliruar trafikun e renduar qe krijohet ne qender te kryeqytetit. Zgjidhja aktuale e hapjes se sheshit per makinat konsiderohet nga kjo bashki si emergjente pasi pas disa koheve do te nderhyhet serish ne shesh duke bere te mundur jo vetem faktin qe sheshi te jete i kalueshem vetem nga qytetaret por duke zgjidhur gjithashtu edhe problemin e trafikut ne vend. Per kete te fundit Bashkia e Tiranes ka parashikuar ndertimin e 4 parkingjeve nentokesore me dy ose me shume nivele qe do te kryhen ne zone qe i sherbejne lehtesimit te trafikut te renduar. Parkingjet do te jene poshte parkut Rinia dhe poshte sheshit Italia dhe po shikohet nje hapesire tjeter prapa Muzeut Kombetar qe do te ndertohej ne planin fillestar te rigjallerimit te sheshit por qe u anashkalua. Parkingjet poshte sheshit Italia pritet te prezantohen ne nje nga mbledhjet e ardhshme te Keshillit Bashkiak gjithashtu edhe kushtet koncesionare per ti miratuar. Kapaciteti i ketyre parkingjeve do te jete mbi 4 mije automjete pra shfryrja e trafikut do te jete e konsiderueshme dhe impakti te qytetaret shume i madh edhe si kursim parash edhe si kursim stresi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›