Topi ne Puke shmang politiken
Presidenti i Republikes Bamir Topi ishte diten e djeshme ne qytetin e Pukes i ftuar ne Sofren Pukjane 2011 i cili eshte nje aktivitet i pervitshem. Presidenti Topi i cili eshte pritur nga qindra banore te ketij qyteti fillimisht ka ndaluar ne Muzeun Etnografik ku u njoh me vlerat etnokulturore nderkohe qe ka shmangur takimin ne bashki i planifikuar ne te njejten ore. Me pas Presidenti i Republikes ka ndjekur koncertin festiv me artistet e ansamblit popullor Puka dhene ne nderim te tij. Nga kjo veprimtari kreu i shtetit vleresoi resurset dhe mikpritjen e malesoreve te kesaj ane. Me lejoni tju them se jam i lumtur qe jam midis jush ndihem i gezuar ndihem i emocionuar sa here vij ne Puke sepse gjithmone tek ju gjej mikpritje gjej bujari gjej alegri gjej gezim gjej solidaritet dhe jo pa qellim me kujtohet i madhi profesor Eqrem Cabej qe nga studimet e tij kishte nxjerre ne baza shkencore qe Puka vinte nga fjala puligavia - te pushosh i qete. Nga Puka kane dale njerez te shquar shkencetare politikane njerez te artit te kultures nje pjese e tyre pa dyshim qe eshte ketu sot ne kete koncert te mrekullueshem. Une kam ardhur jo vetem per te qene pjese e kesaj atmosfere por edhe per ta nderuar Puken. Per te nderuar ato figura me te cilet krenohet Puka krenohet e gjithe Shqiperia - theksoi Presidenti Topi. Nder te tjera kreu i shtetit ne kete veprimtari ka nderuar dy prej emrave te ketij rrethi Mark Dode Alia i cili pas vdekjes u nderua me titullin Nene Tereza dhe mjekun e njohur Elez Selimi me titullin Mjeshter i madh i punes. Ne largim Presidenti Topi ka shmangur reagimet lidhur me deklaraten e nje dite me pare te te zgjedhurve vendore perfaqesues te Partise Demokratike qe e cilesonin viziten e tij si promovim politik.