E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i PD-se Rama Pakti mbetet kushti yne mazhoranca te beje cte doje

PS Mungesa e pales tjeter ne tryezen e opozites e pajustifikueshme reagimi ishte brutal

Pas reagimit te deputeteve te mazhorances te cilet u shprehen kunder tryezes se opozites per reformen ne drejtesi duke e cilesuar ate si propagandistike dje reagoi edhe kreu i PS-se Edi Rama duke akuzuar mazhorancen per mungese te pergjegjesive politike ne kuader te integrimit te vendit. Ne kete kontekst kryesocialisti ripohoi se pakti i opozites me 10 pika do te mbetet kushti kryesor i bashkepunimit me mazhorancen. Ne duam ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa. Kemi ofruar nje pakt dhe sdo rreshtim se ofruari ide evropianizuese dhe perkushtim patriotik. Shqiptaret le te bejne dallimin - tha Rama. Per kreun e selise roze mazhoranca eshte pergjegjesja kryesore per humbjen e statusit te vendit kandidat per te dyten here radhazi gje kjo qe sipas tij vertetohet ne progres-raportin e fundit te OSBE-ODIHR-it.

Reagimi i PS-se

Pas deklaratave te ardhura nga deputetet e Partise Demokratike anetare te Komisionit Parlamentar te Ligjeve te cilet e cilesuan tryezen e opozites si nje veprimtari thjesht propagandistike dje reagoi selia roze nepermjet kreu te saj Edi Rama i cili i cilesoi keto deklarata si reagime brutale dhe te pajustifikueshme. Kryetari i PS-se Edi Rama shpreh keqardhjen per reagimin brutal te deputeteve te PD-se ne Komisionin e Ligjeve lidhur me tryezen publike te organizuar shkelqyeshem nga koleget e tyre socialist mbi drejtesine ne sfiden e integrimit. Nese mungesa e pales se tyre ne ate tryeze ishte e pajustifikuar ky reagim eshte i pajustifikueshem - thuhej ne njoftimin e PS-se. Me tej ne reagimin e selise roze ne kuadrin e ceshtjes se ngercit politik ne vend qe ka sjelle si pasoje edhe refuzimin e statusit per te dytin vit radhazi akuzohej mazhoranca qeverisese per kete proces. Kryesocialisti deklaroi se forca qe ai drejton do te jape kontributin e saj per integrimin e vendit vetem nese merret parasysh pakti me 10 pika i shpallur pak kohe me pare nga Rama si kusht i bashkepunimit me palen tjeter. Partia Socialiste do te vazhdoje politiken e saj te dores se shtrire per te mundesuar integrimin e vendit dhe mosperseritjen e deshtimit dramatik per te treten here. Se kush e ka pergjegjesine kryesore per dy deshtimet rresht kete e thote qarte progres-raporti dhe e shpjegoi me nje elokuence te admirueshme ambasadori i Mbreterise se Danimarkes vetem pak dite me pare. Por ne nuk duam te humbasim energji e kohe me fajesime dhe as te biem ne batakun e sharjeve ku llokocitet perdite politika e qeverise. Ne duam ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa. Kemi ofruar nje pakt dhe sdo rreshtim se ofruari ide evropianizuese dhe perkushtim patriotik. Shqiptaret le te bejne dallimin - nenvizoi ai. Ne fund te deklarates se PS-se u pohua se per tryezen e thirrur tre dite me pare nga opozita per reformen ne drejtesi do te publikohet se shpejti edhe nje raport me kontributet e te gjithe pjesemarresve. Ne tryezen e opozites kreu i PS-se Edi Rama theksoi Deri ne pranvere te krijohet nje reforme reale dhe jo duke vene arna mbi arna. Shqiperia ka nevoje per nje ndryshim rrenjesor qe duhet te jete nje ndryshim radikal i te qenet ne politike sic eshte Parlamenti. Ndersa konstitucionalistet e pranishem ne tryeze nenvizuan se me pare eshte e domosdoshme qe opozite te jape kontributin e saj per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar. Ka ardhur koha qe opozita te jape kontributin e saj ne kete aspekt. Nuk mund te zgjase pambarimisht lenia menjane e ligjeve qe kerkojne patjeter nje shumice te cilesuar. Ato jane faktore te qenesishem per mbarevajtjen tone politike dhe shteterore dhe sigurisht edhe Bashkimi Evropian ka kerkesa te perseritshme ne kete aspekt. Mendoj se ligjet duhet te votohen pasi te rishqyrtohen sepse shume prej tyre kane kaluar edhe ne Komisionet Parlamentare pa mendimin e opozites - tha nje nga konstitucionalistet e pranishem ne tryeze Luan Omari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›