E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Me bojkotin, PS një parti jashtë sistemit

"Bojkoti parlamentar i PS-së është i pajustifikueshëm për një vend demokratik dhe pikërisht në këto momente, kur Shqipërisë iu hap drita jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian", theksoi ai.

"Veprimi i opozitës në Kuvend është i parashikuar edhe nga Kushtetuta dhe në një vend me probleme si Shqipëria mund të përdoren edhe protestat në sheshe dhe qëndrimit nëpër çadra " , tha Islami, por shtoi ai " nuk mund të përdoren asnjëherë bojkote të Kuvendit, apo edhe bojkote të zgjedhjeve të pjesshme dhe ultimatume të bllokimit të shërbimeve nga pushsteti vendor, pasi kjo do të jetë vrasëse për PS-në".

"Të vazhdosh me protesta rruge është e papërgjegjshme – deklaroi deputeti socialist- pasi të gjitha veprimet e deritanishme të opozitës pas zgjedhjeve të 28 qershorit, janë të kontestuara edhe nga faktori ndërkombëtar pas daljes së raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet, qëndrimeve të SHBA dhe BE dhe sidomos pas vendimeve me konsensus të Këshillit Europian për çështjen e statusit të vendit kandidat dhe të Parlamentit Europian për të përfshirë Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave për vitin 2010".

Islami nënvizoi se "Politika e rrugës po e kthen PS në një parti ekstraparlamentare pra jashtë sistemit.", duke shtuar se "me bojkotin dhe protestat PS është futur në një rrugë pa krye, sidomos me veprimet ekstreme e revolucionare për të qëndruar tri ditë me çadra, janë krejtësisht jasht konteksit dhe nuk mundet të hiqet asnjë paralele me ngjarjet në Ukrainë, Gjeorgji apo Moldavi siç pretendohet në mënyrë naïve".

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›