Integrimit, Bregu raporton në komisionin e Integrimit
Duke bërë një analizë lidhur me faktin sesa ky buxhet reflekton rekomandimet e progres raportit të KE 2009 dhe sa i përgjigjet kësaj faze të re të procesit të integrimit, ministrja informoi se të ardhurat për vitin 1010 do të rriten në nivelin e 361 miliard lekëve, me një rritje prej 10.7% kundrejt buxhetit të rishikuar të 2009.
“Në kuadrin e sugjerimeve të progress raportit në 2010 do të synohet rritja e kapaciteteve administrative dhe kërkimore, ku përmirësimi I menaxhimit dhe perfomancës së institucioneve arsimore mbetet prioritet i kësaj ministrie por dhe I qeverisë sonë. Një vëmendje e vecantë do t’i jepet rritjes së kapaciteteve kërkimore si një element i rendësishëm i arsimit”, tha ministrja.
Përsa i përket Ministrisë së Integrimit buxheti për vitin 2010 do të jetë 296 milion lekë. Ky buxhet është 136 milion më shumë se buxheti i rishikuar i vitit 2009 ose 85% më shumë.
Pyetjes së bërë nga gazetarët se sa kohë do t’i duhet Shqipërisë të presë për të marrë statusin e vendit kandidat, duke iu referuar edhe deklaratës së djeshme të kryeministrit Berisha, ministrja iu përgjigj se “ajo që ka rëndësi është cilësia e procesit, pasi në fund të fundit të meritosh anëtërsimin në BE, do të thotë konsolidim i demokracisë në vend dhe shtetit të së drejtës. Qëllimi ynë kryesor është të mos lëmë asnjë ditë bosh për të bërë të mundur marrjen sa më shpejt të statusit të vendit kandidat”.
Përsa i përket radhës së procedurave teknike, ministrja sqaroi mediat se Komisionit i duhet rreth 1 muaj kohë të përpilojë pyetjet, pra pyetësori do të mbërrijë brenda muajit dhjetor, ndërkohë që administrate shqiptare do të nisë menjëherë punën për përgjigjet. Pas dorëzimit të përgjigjeve nga qeveria jonë, Komisioni do të vlerësojë informacionin e dhënë. Ky vlerësim pritet të bëhet brenda vitit që vjen”.
Ministrja Bregu i bëri thirrje sërish opozitës të hyjë në Kuvend në këto momente të rëndësishme për integrimin e vendit, kur janë një sërë ligjesh që kërkojnë konsensusin e saj dhe kur po krijohet një situatë politike gjithnjë e më anormale që vjen nga një tekë e kryetarit të PS-së Rama. “Unë nuk besoj që qytetarët shqiptarë që kanë votuar Edi Ramën, e kanë votuar që ai të dalë të flasë për një rrugë të vjetër dhe jo për atë të sigurtën dhe pa kthim prapa, drejt Bashkimit Europian. Shpresoj që kjo të kuptohet nga eksponentët brenda PS-së që arrijnë të llogjikojnë se përmbushja e reformave ka nevojë për pjesëmarrjen e opozitës”.