Tahiri: Raporti i TIA dëshmi e korrupsionit qeveritar
Sipas deputetit Saimir Tahiri, ky raport vërteton shqetësimet e vazhdueshme të shprehura nga media, opinioni publik, dhe nga Partia Socialiste, mbi përhapjen dramatike të korrupsionit në vendin tonë.
“Pra Shqipëria e Saliut, Shkëlzenit, Argitës, Fazllicit, Delijorgjit, Rrahmanit, Lulzim Bashës, Sokol Olldashit, Fatmir Mediut, Fari Balliut, dhe e tufës mafioze që sot qeveris në Republikën Personale e Familjare të Sali Berishës, ka degraduar në spiralen e rrezikshme të korrupsionit elitar për shkak të atyre që sot gjenden të veshur me imunitetin familjar, ministror e parlamentar e që komandohen e mbrohen prej Sali Berishës”, theksoi ai.
Deputeti Tahiri nënvizoi se ky raport dhe raportet e tjera ndërkombëtare tregojnë se “kjo qeveri jo vetëm nuk ka bërë gjë për të luftuar korrupsionin, por përkundrazi, me aferat e saj korruptive, ka kontribuar për të zhytur vendin në shportën e vendeve më të korruptuara në glob duke kalitur kulturën e pandëshkueshmërisë të atyre që akuzohen për korrupsione që mbrohen nga Sali Berisha e imuniteti parlamentar”.