E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: PS te reflektoje pas mesazheve te BE

Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami, tha dje se shume shpejt opozita do te jete ne Kuvend, si pjese e rendesishme e reformave qe kane te bejne me integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Ne nje deklarate dhene dje per media, Islami u shpreh se jane shume deputete te Partise Socialiste mendimet e te cileve jane ne rezonance te plote me qendrimet e nderkombetareve per situaten politike ne vend. “Doja te jepja mesazhin se dhe ne opoziten shqiptare, si une dhe kolegu im deputeti Harasani, por jo vetem, ka dhe shume personalitete qe jane ne rezonance me mesazhet e nderkombetareve, qe kane profil evropian dhe kane sjellje standarde evropiane. Pra, te mos krijohet imazhi per PS-ne, qe eshte nje force qe vetem kundershton, jo vetem vendimet ne Shqiperi, por dhe mesazhet qe vijne nga partneret tane nderkombetare”, tha dje deputeti i selise roze. Islami shtoi se Partia Socialiste duhet te jete ne Kuvend, ne funksion te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ai tha se gjithe deputetet e opozites do te jene ne Kuvend, per te kryer detyren qe lidhet me funksionin e tyre politik. “Kam shprese se shume shpejt te 66 deputetet e opozites do te jene ne parlament per te kryer ate detyre qe kane marre persiper gjate zgjedhjeve, ne marrjen e mandatit nga votuesit, te cilet jane ne nje numer te konsiderueshem, si ne 2009-n dhe ne 2011-n dhe duan qe PS, ashtu si gjithmone, te jete nje force politike qe e shpalos veprimin e saj opozitar ne menyre inteligjente, ne institucionin e parlamentit, por dhe ne menyra te tjera si protestat", tha deputeti i PS-se. Islami ka komentuar edhe qendrimet e mbajtura nga nderkombetaret gjate takimit te zhvilluar dy dite me pare mes delegacionit shqiptare dhe atij te Parlamentit Evropian. Ai shtoi se gjate ketij takimi, mesazhet kryesore ishin ato te bashkepunimit per integrimin ne Bashkimin Europian. “Gjate takimit te delegacionit shqiptar ne PE u dhane mesazhe shume te qarta, sidomos per bojkotin, per nderprerjen e tij dhe vendosjen e nje bashkepunimi, bashkeveprimi dhe negocimi mes forcave politike, sidomos ne funksion te integrimit te Shqiperise ne BE”, tha Islami. Ai shtoi se eshte nevojshme qe pas mesazheve qe kane ardhur nga nderkombetaret te kete dhe nje reflektim nga secila pale politike ne vend. Kastriot Islami dhe deputeti tjeter socialist, Andis Harasani jane te vetmit nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste qe kane marre pjese ne seancat e fundit te Kuvendit. Ata kane theksuar se bojkoti i opozites i nisur qe nga viti 2009 nuk ka sherbyer per te realizuar objektivat e kerkuara.

Qamil Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›