E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli kerkon falje per flamurin

Autoritetet e Parlamentit Evropian kane kerkuar ndjese per incidentin qe ndodhi gjate takimit mes delegacionit parlamentar shqiptar me ate te PE, ku u vendos gabimisht flamuri i kohes se komunizmit. Drejtori i Protokollit te Parlamentit Evropian, Francois Brunagel, ne nje leter per ambasadoren shqiptare ne Bruksel, shpreh keqardhjen per incidentin dhe garanton autoritet shqiptare se nje rasti i ngjashem nuk do te perseritet me. “Ne emrin tim dhe te Sherbimit te Protokollit te Parlamentit Evropian, me sinqeritetin me te madh deshiroj te kerkoj ndjese per cdo ofendim ose shqetesim te shkaktuar nga gabimi i rende i vendosjes se flamurit te gabuar gjate Takimit te Komitetit te Stabilizim – Asociimit ndermjet Parlamentit Evropian dhe Republikes se Shqiperise me 15 Qershor”, thuhet ne letren qe Drejtori i Protokollit ne Parlamentin Evropian i ka derguar ambasadores shqiptare ne Bruksel, Mimoza Halimi. Ne leter sqarohet se nuk ka pasur asnje tendence ne vendosjen e flamurit qe i perkiste kohes se komunizmit, duke theksuar se ishte thjesht nje gabim. “Ne deshirojme te sigurojme Shkelqesine Tuaj se nga ana jone nuk ka pasur asnje lloj qellimi per fyerje me dashje dhe se vendosja e flamurit te gabuar ishte nje gabim per te cilin ne ndjejme keqardhje”, thuhet ne letren e Drejtorit te Protokollit ne PE. Brunagel. Nga ana tjeter, Brunagel, duke e cilesuar vendosjen e flamurit me simbolet e komunizmit si nje gabim te madh, garanton se ai nuk do te perseritet me. “Ne deshirojme te sigurojme Shkelqesine Tuaj se ne te gjitha takimet dhe pritjet e tjera te meparshme te ketij lloji eshte vendosur flamuri i duhur dhe ne ju garantojme se ky gabim i madh nuk do te perseritet me”, shprehet ai. Shefi i Protokollit ne Parlamentin Europian, shpreh dhe vleresimet per Ambasaden Shqiptare ne Bruksel. “Si une dhe Sherbimi i Protokollit te Parlamentit Evropian deshirojme te perfitojme nga ky rast per t’i riperseritur Shkelqesise Tuaj dhe Ambasades se Republikes se Shqiperise, sigurimet e konsiderates tone me te larte”, shkruan Brunagel ne letren e tij. Reagimin i institucioneve te Parlamentit Europian erdhi pas vendosjes se flamurit te gabuar ne takimin nderparlamentar te Komitetit te Stabilizim Asociimit Shqiperi-PE. Ne ceremonine zyrtare te takimit, flamuri shqiptar i vendosur afer tavolines kryesore mbante simbolin e kohes se komunizmit, yllin me pese cepa. Ky simbol eshte hequr nga elementet kombetare qe nga viti 1990, kohe kur u rrezua dhe sistemi komunist ne Shqiperi. Gabimi i protokollit ne Bruksel solli dhe reagimin e “Aleances Kuq e Zi” ne Tirane, e cila shprehu keq ardhjen per perfaqesimin ne takime nderkombetare te vendit tone me simbole te se kaluares.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›