"Durresi, qender e projekteve per 4 vjet"
Fatjona Mejdini
Durresi pergjate ketyre kater viteve do te marre nje fuqi te madhe zhvillimi ne aspektin industrial, energjetik dhe ate turistik. Ky ishte premtimi qe beri kryeministri Berisha ne ceremonine e nisjes se punimeve per unazen e Durresit, zhvilluar pasditen e se shtunes ne rajonin bregdetar.
Gjate fjales se mbajtur ne qytetin bregdetar kryeministri theksoi se kjo unaze mund te cilesohet si nje nga veprat me te rendesishme te transportit ne kete qytet. Ne kuader te vazhdimit te turit te tij, "Shqiperia po ndryshon", Berisha deklaroi se ky projekt eshte nje nga shumtit qe kane nisur te zbatohen ne Durres, me qellimin shnderrimin e tij ne nje fuqi te madhe ekonomike.
"Ne Durres eshte ne ndertim e siper nyja moderne e Shkozetit, unaza, parku energjetik, parku industrial. Ne kete kater vjecar, Durresi do te njohe nje fuqi qe nuk e ka pasur kurre me pare ne rrafshin industrial, ne rrafshin turistik, ne rrafshin energjetik dhe ne te gjitha aspektet", premtoi kryeministri pergjate ceremonise se perurimit te punimeve te unazes.
Sipas tij, se shpejti do te nise edhe ndertimi i ujesjellesit te ri te Durresit, i cili do t'i siguroje qytetareve, uje pa nderprerje 24 ore. "Asgje nuk do ta pengoje qeverine dhe cilido qe te jete investimi i nevojshem do te behet dhe ky qytet do te furnizohet 24 ore me uje", deklaroi Berisha.
Ne kete kuader, kryeministri njoftoi qytetaret se studimet per kete ujesjelles jane bere dhe burimet e ujit jane te identifikuara. Kryeministri tha se votebesimi qe i dhane shqiptaret ne zgjedhjet parlamentare, qeverise qe ai drejton, e shtyn te vazhdoje shnderrimin e premtimeve ne realitet. Sipas Berishes, nga projekti evropian qe qytetaret votuan asnje nuk do te dal i humbur. Ne kete kuader kryeministri premtoi se qeveria do te vazhdonte me reformat e saj ne te gjitha fushat, ne menyre qe te arriheshin sa me shpejt standardet me te mira evropiane.
"Ne kete projekt, te gjithe ata, qe kane si endrren me te mire te jetes se tyre Shqiperine e integruar ne Bashkimin Evropian, levizjen e lire, punesimin, shkollimin dhe kujdesin shendetesor te standardeve evropiane, do ta gjejne te realizuar", premtoi kryeministri gjate fjales se mbajtur ne Durres. Berisha permendi po ashtu faktin, se mandati i ardhshem eshte, "nje mandat per ndryshimet e medha qe presin qytetaret.