E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Përjashtimi im, si në komunizëm. Sdo lejoj të trajtohem si në gjyq

Share

Kastriot Islami deklaroi dje se nuk do të lejojë që mbledhja e ditës së martë e grupit parlamentar, ku pritet të diskutohet propozimi i Edi Ramës për përjashtimin e tij, të shndërrohet në një sallë gjyqi.

Në një prononcim telefonik për Albanian Screen, Islami tha se megjithatë ai ende nuk e ka vendosur pjesëmarrjen në këtë mbledhje. Ndërkohë që shtoi se për këtë çështje ka filluar kontaktet me kolegët e tij deputetë brenda Partisë Socialiste.

Në reagimin e tij për AS, Islami tha gjithashtu se nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga kryesia për vendimin e marrë duke thënë me humor se e kishte mësuar lajmin nga rrjedhja e informacionit të klasifikuar të Wikileaks, sikundër e cilësoi.

Islami deklaron se propozimi i Edi Ramës për çrregjistrimin e tij nga grupi parlamentar është masë ekstreme për të goditur kundërshtarët politikë dhe për të mbyllur të gjithë shtigjet për të pasur mendim ndryshe sic veprohej dikur ne Partine Komuniste nga e cila ka lindur PSSH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›