E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Meta: Jemi të hapur për Islamin

Ilir Meta

Luis Tanushi

LSI e ka lënë të hapur derën për deputetin Kastriot Islami. Kreu i kësaj force Ilir Meta u shpreh se dyert e LSI-së janë të hapura për këdo që dëshiron të aderojë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka strukturën e saj për cilindo që dëshiron të aderojë por unë nuk e besoj sesi mund të ndodhë një përjashtim në jetën politike pas 21 vitesh pluralizëm politik dhe demokraci, aq më tepër në Partinë Socialiste. Ai do ti bënte nder dhe partive më me traditë socialiste apo social demokrate në Evropë, u shpreh Meta.

Lëvizja e deputetëve është bërë më se e zakonshme në jetën parlamentare. Nëse deputeti Islami do ti bashkohet LSI-së, kjo forcë do të ketë 5 deputetë. Gjithsesi kohët e fundit po shtohen zërat për të tjera lëvizje nga të dy krahët politikë. Të martën pritet që grupi parlamentar i Partisë Socialiste të marrë vendimin për përjashtimin ose jo të deputetit Islami nga kjo forcë. Edhe pse në mbledhje është caktuar për të zhvilluar edhe një diskutim me vetë deputeti Kastriot Islami, ku ky i fundit të sqarojë arsyen e thyerjes së vendimit të grupit duke mos marrë pjesë në seancë plenare, mësohet se Islami nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në mbledhje. Nëse do të futet në rendin e  ditës, siç ka shumë gjasa, përjashtimi i deputetit Islami, ky I fundit nuk do të paraqitet. Partia Socialiste ka vendosur që grupi parlamentar të votojë njëzëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›