E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: “Rama te kerkoje fajin te vetja, jo tek sistemi”

Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami deklaron se humbja e Partise Socialiste dhe kreut te saj ne Bashkine e Tiranes ka ardhur per shkak te qendrimeve qe ka mbajtur kreu i selise roze. Sipas tij, Rama duhet t’i kerkoje te vetja arsyet dhe jo tek sistemi zgjedhor. Ne nje interviste televizive, Islami shprehet se ashtu si ne vitin 2009 edhe kete here per humbjen, Rama akuzon sistemin apo edhe individe te vecante. “Rama duhet te shohe problem personale dhe jo te akuzoi sistemin. Ne 99 per qind te rasteve deri ne 14 maj, Partia Socialiste nuk ka folur per manipulime dhe parregullsi. E vetmja ceshtje qe e ka shqetesuar Ramen ka qene fati i tij personal per zgjedhjet e Tiranes”, tha Islami ne nje interviste per “News 24”. Duke folur dhe per Kodin Zgjedhor, Islami ju referua akuzave te vitit 2009, ai ka theksuar se nuk eshte autori i vetem, pasi ne te kane marre pjese dhe deputetet, Fatmir Xhafa dhe Damian Gjiknuri. “Kodi Zgjedhor nuk eshte bere nga une. Sepse degjoj shpesh here qe Kodin e kam bere une. Kodi eshte drejtuar nga Fatmir Xhafa dhe Damian Gjiknuri. Une jam marre vetem me sistemin zgjedhor, dhe sistemi nuk i ka Rames asnje lloj faji. Pas 2009 e deri me sot, Rama nuk ka mbledhur asnje here sekretariatin”, tha ai. Duke u ndalur ne akuzat qe ka bere se fundmi ndaj drejtesise, Rama, deputeti Islami u shpreh se “kreu ka dhene konsensus maksimal per te 8 anetaret e Kolegjit Zgjedhor qe dhane vendimin”. Duke analizuar gjithe procesin zgjedhor te 8 majit, Islami shprehet se kreu i PS-se ka humbur ne Tirane, por edhe rezultati ne gjithe vendin nuk eshte ai qe pretendojne te zgjedhurit e PS. “Partia Socialiste ne Tirane, praktikisht i ka humbur te gjithe elementet e saj. Pergjegjesi kryesor per humbjen e PS eshte z. Rama. Ka humbur ne Tirane, por edhe ne shkalle kombetare rezultati nuk eshte ne favor te tij”, tha Islami. Nga ana tjeter, Islami ka hedhur poshte dhe zerat per nje sukses te bojkotit dyvjecar te opozites. Ai ka theksuar se bojkoti e ka demtuar seline roze ne raportet me nderkombetaret. “Nese ne Tirane s’ke fituar, ne shkalle kombetare s’ke fituar, ku e ka rezultatin bojkoti? Rama beri zhurme qe t’i hapnin telefonin nderkombetaret. Por ka ndonje qe e ka pergezuar per bojkotin, apo protestat e dhunshme?”, u shpreh Islami. Duke bere nje parashikim per zgjedhjet e ardhshme, Islami shprehet se Rama duhet te mendoje per bashkimin e se majtes dhe per reformimin e programit dhe te vet PS. “Rama e ka shume te veshtire qe te dialogoje me njerez qe kane kapacitete. Rama donte te qeveriste pa Meten dhe pa aleate. Kete gje e tregoi edhe ne 2009 edhe ne 2010. Pergjegjesia kryesor i bie gjithmone pales me te madhe”, tha Islami. Duke folur per bashkimin e se majtes, Islami shprehet se bashkimi i se majtes eshte me i lehte nga sa duket. “Gruaja qe qendronte portiere ne Partine Socialiste, qe Rama e ftoi te priste torten ne pervjetorin e PS-se, mund ta beje me mire bashkimin e PS-se sesa Edi Rama.”, tha Islami. Sipas tij, “e majta e bashkuar eshte e pamundur me Ramen”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›