E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Rama u bën telefonata qaramane atyre që ka eliminuar

islamiKandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Kastriot Islami, ka komentuar deklaratat e kryetarit të PS, Edi Rama, se deputetët tradhtarë i dërgojnë atij mesazhe fshehtas, duke i thënë se do rikthehen.

Islami tha se është i zënë me fushatën, por një përgjigje ia kthen Ramës, duke thënë se ai u bën telefonata qaramane atyre që ka eliminuar.

Të gjithë tallen nëpër tavolina për telefonatat qaramane që Rama u bën atyre që ka eliminuar, duke iu thënë mor burrë, nuk kishte çbëja, por do ta shikosh se të kam të parin në ekzekutiv, tha Islami.

Gjithçka thotë Rama ngjan me batuta bajate të një shoferi autobusi, që ka hipur te motori i autobusit Koçon dhe të gjithë duken të frikësuar se mos përfundojnë në humnerë, shton Islami, i cili uron që vlonjatët ti shporrin këta dy personazhe si të ishin Don Kishoti dhe Sanço Panço./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›