E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Deputetët tradhtarë do rikthehen pas 23 qershorit

edi ramaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar mbrëmë se deputetët e larguar nga kjo parti, për të kandiduar për rivalët e PD, do të rikthehen pas 23 qershorit.

Sa i takon listës së PD është një kokteil midis besnikëve qorra dhe tradhtarëve të të gjitha kohërave. Është një listë spektakolare për nga shprehja e panikut në prag të humbjes së pushtetit. Si një përpjekje e të mbyturit të kapur pas fijes së barit, kështu e shoh unë atë listë. Është një listë e cila realisht në këndvështrimin tim përbuz elektoratin e Partisë Demokratike, përbuz ata të cilët janë të thirrur të votojnë dhe që me këtë listë trajtohen realisht si mish për top. Pa llogaritur pastaj faktin që vijnë dhe mesazhe të natyrës: mos na ngacmoni shumë se aty na keni pas 23 qershorit, tha Rama.

Ai komentoi edhe kandidimin e Arben Malajt, duke thënë se është gjëja e gabuar për qëllimin e gabuar.

Unë dua të shpresoj se do të ketë reflektim. Gjithsesi nëse nuk ka një reflektim mbetet e njëjta e vërtetë. Çdo votë jashtë frontit të opozitës, jashtë koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, është fatkeqësisht një votë që në emër të së majtës i shkon pushtetit, i shkon Saliut, i shkon jo ndryshimit, por kalbëzimit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›