Presidenti ndjek nga afer stervitjen Albanian Lion 2012
Presidenti Bujar Nishani ndoqi nga afër stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2012” me forcat britanike të Marinës Mbretërore, zhvilluar në Vlorë. Kreu i shtetit u shoqërua nga ministri i mbrojtjes Arben Imami, shefi i shtabit të përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Ambasadori Britanik, Nicholas Cannon etj. në kuvertën e anijes kryesore të flotës britanike “HMS Illustrious”, për të ndjekur nga afër veprimet operacionale në këtë stervitje. Komandanti i Task Grupit të Stërvitjes, Commodore McAlpine u prezantoi të pranishmëve programin e stërvitjes dhe aftësitë luftarake të komandës britanike që përmbledh operacionet e Evakuimit jo-Luftarak, veprime të përbashkëta me Forcat e Armatosura shqiptare në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkim – shpëtimi, ushtrime në zhytjen ushtarake, stërvitje e qitje luftarake me armë të lehta.
Presidenti Nishani në përshëndetjen e tij drejtuar komandove pjesëmarrës në stërvitjen “Albanian Lion 2012”, u shpreh se “përfitimi më i madh që kjo stërvitje e përbashkët sjell, është ndërtimi e konsolidimi i marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të dy vendeve. Veprimi i përbashkët farkëton standarde më të larta profesionale, aq të dëshiruara për ushtaraket tanë, sidomos sot që jemi pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s”, - theksoi Kreu i Shtetit.