E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ pritje per mbylljen e kryesimit te Komitetit te KiE

Me mbylljen e suksesshme të Presidencës gjashtë mujore të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës Ministria e Jashtme organizoi një pritje, ku morën pjesë ambasadorë të akreditur në Tiranë, përfaqësues të forcave politike dhe zyrtarë të institucioneve në vend. Shqipëria gjatë kësaj Presidence vlerësoi Ministri i Jashtëm Edmond Panariti arriti një dimension të ri, jo vetëm si faktor në rajon por në Evropë dhe më gjerë. Ndërkohë që sipas zv/kryeministrit Edmond Haxhinasto arritjet e vendit tonë gjatë këtij kryesimi janë një tregues i qartë i progresit të bërë. 17 vjet pas anëtarësimit në këtë organizatë për herë të parë Shqipëria mori presidencën e KiE në 23 maj të këtij viti. Me mbylljen e Presidencës shqiptare stafeta i kalon Andorrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›