Islami Zgjedhjet lokale PS mund te humbe dhe Tiranen
Pas 75 ditesh ne 8 maj sipas dekretit te Presidentit Topi do te kemi zgjedhjet per pushtetin vendor. Ne situaten aktuale politike u qendroni ende parashikimeve tuaja te bera me pare bazuar ne rezultatet e pergjithshme te vitit 2009
Gjithcka kam thene gjate me shume se 15 muajve eshte saktesisht analize e rezultateve te zgjedhjeve te vitit 2009. Natyrisht kjo analize eshte nje baze e mire per te projektuar analizat dhe parashikimet per zgjedhjet vendore te 8 majit pra eshte nje kerkese e nevojshme per te kuptuar se
cfare mund te ndodhe ne 8 maj 2011 por jo e mjaftueshme. Ka shume elemente qe ndryshojne. Por po te behet edhe krahasimi me rezultatin e vitit 2007 shtohet edhe nje e dhene tjeter qe e ndihmon parashikimin. Mbeten per tu ndjekur e hulumtuar i dinamika e sjelljes se votuesve te PS-se PD-se e LSI-se nga konsumimi i qenies ne pushtetin qendror apo vendor ii efikasiteti elektoral i koalicionit PD plus LSI iii ndikimi i cilesise se kandidaturave iv ndikimi i propozimeve/premtimeve te kandidateve per zgjidhjen e problemeve/shqetesimeve te perditshme te banoreve. E natyrisht duhen bere disa sondazhe realiste.
Sic e parashtrova dhe ne pyetjen e pare a ndikon klima e tensionuar dhe kriza politike qe eshte prezente prej me shume se 20 muajsh ne sjelljen e votuesve
Per te qene plotesisht i sakte do te duheshin sondazhe permanente qe ne vendin tone fatkeqesisht mungojne. Me shume gjasa mendoj se i konsumimi i PD-se ne qeverisjen qendrore kryesisht per shkak te nje perceptimi te larte per korrupsionin ii konsumimi relativ i PS-se ne qeverisjen vendore PS-ja drejton mbi 75 per qind te qyteteve kryesore prej 2-4 mandateve kryesisht per shkak te nje perceptimi per moszgjidhjen e problemeve kryesore dhe te nje korrupsioni sidomos ne sektorin e ndertimeve iii dhe klima e tensionuar dhe mosmarreveshjet e tejzgjatura te perceptuara si konflikt individesh per interesa pushteti kane ndikuar ne 1 rritjen e konsiderueshme te merzitjes e per rrjedhoje te indiferences se grupit te votuesve te lekundur dhe sidomos te te rinjve 2 rritjen e motivimit e te agresivitetit te berthamave militante gjithnje e cdo dite ne reduktim numerik dhe 3 gjenerimin dhe rritjen e klimes se konfliktualitetit. E thene me shkoqur ka shume gjasa qe mbeshtetja per dy forcat kryesore te kete pesuar renie shqetesuese nderkohe qe eshte rritur motivimi dhe agresiviteti i berthamave militante sepse duhet te kemi parasysh qe zgjedhesit qe votojne per PS-ne dhe PD-ne shifra arrin deri ne rreth 40 per qind per secilen parti jane te ndare ne dy kategori 1 berthama militante qe perben rreth 75-80 per qind te mbeshtetjes pra nga 40 per qind te mbeshtetjes totale rreth 30 per qind e perben berthama militante nderkohe qe ne kete berthame futen anetaret e partise qe perbejne vetem nje te dhjeten e mbeshtetjes totale dhe 2 simpatizantet dhe votuesit e lekundur qe kane tendence te levizin ne varesi te shume faktoreve. Vleresoj se kjo situate demton me shume opoziten qe kerkon te beje ndryshimin nderkohe qe radikalizmi i veprimeve te saj ka prodhuar 1 perceptim negativ simetrik te lekundurve dhe nderkombetareve te dyja palet iu duken njelloj negative 2 motivim e agresivitet simetrik dhe per rrjedhoje 3 mungesen e gradientit eres se ndryshimit e cila defavorizon opoziten dhe favorizon koalicionin qeveritar nderkohe qe e majta mbetet e percare dhe copezat e tavolines se opozites se bashkuar jane te pamjaftueshme per te kompensuar nga pikepamja elektorale percarjen e se majtes.
Si duhet llogaritur pesha elektorale e LSI-se e cila ka nje konsumim nga fakti se eshte ne qeveri por dhe nga koalicioni i saj me nje parti te djathte Si mendoni se do te reagoje elektorati me vote edhe i ndikuar nga shfaqja e videos se Dritan Priftit e cila eshte ne hetim e siper nga Prokuroria
Sic e thashe pak me siper korrupsioni qendror do te kete ndikim konsumues mbi koalicionin qeveritar nderkohe qe korrupsioni lokal do te kete ndikim konsumues me shume mbi opoziten meqenese ajo drejton numrin me te madh te bashkive kryesore. Po ashtu ne mbeshtetje te vezhgimit te ambasadorit amerikan qe shprehu nje shqetesim mbi permasat e korrupsionit ne vendin tone me duhet te riperseris vleresimin tim per kete ceshtje Korrupsioni eshte prezent politikisht simetrik dhe i pergjithshem por jo vetem ne politike. Korrupsioni i madh apo i vogel eshte i kudopranishem ne shoqerine tone. Fatkeqesisht prej kohesh kjo dukuri nuk konsiderohet as ne biseda tavolinash te njerezve te thjeshte apo miqsh si nje dukuri negative qe duhet te shkulet por ajo trajtohet si nje e keqe e pashmangshme me te cilen duhet apo mund te bashkejetohet e po tu dha rasti edhe te perfitohet. Beteja politike kunder korrupsionit eshte ende vetem demagogjike. Ajo behet thjesht kunder kundershtarit politik per te maskuar korrupsionin vetjak dy jane format tipike te betejes kunder korrupsionit i hajduti therret kapeni hajdutin dhe ii baltosja e te gjitheve nga ata qe jane me te baltosurit. Por mbi te gjitha mbetet shqetesuese 1 lidhja e korrupsionit me krimin e organizuar dhe 2 korruptimi i arsimimit qe projektohet edhe per nje apo dy gjenerata ne te ardhmen e te rinjve qe u duhet te perballojne sfidat e integrimit e globalizimit ne vitet 2050-2060. Keto te dyja me duken te tmerrshme. Votuesit nuk jane naive te mos lexojne pertej ngjarjeve te fundit te verteten e hidhur mbi korrupsionin i cili eshte integral dhe simetrik. Pa dashur te jap nje vleresim te sakte mbi ndikimin e korrupsionit ne votat e seciles parti ka shume gjasa qe 1 numri i votuesve te lekundur te rritet shume dhe 2 paradoksalisht berthamat militante te pandryshuara ne numer te motivohen me shume duke e ashpersuar betejen politike Po tu referohemi zgjedhjeve te vitit 2005 perceptimi per korrupsionin e qeverisjes se majte nuk ndikoi aspak ne rritjen e votave te ish-opozites se djathte e cila arriti te fitonte per dy arsye me te forta i percarja e se majtes dhe ii ribashkimi i PD-se. Fatkeqesisht keto vertetojne tezen e ambasadorit amerikan qe korrupsioni eshte nje ceshtje e shoqerise shqiptare natyrisht pa neglizhuar pergjegjesine e konsiderueshme te te gjithe klases politike e cila pergjithesisht perceptohet per fatin e keq njelloj dhe nga te gjithe anet e korruptuar Natyrisht qe gjithcka thashe ka te beje me perceptimin sepse fjalen ne aspektin ligjor duhet ta thote drejtesia e cila jo vetem nuk eshte teresisht e pavarur e profesionale por eshte po ashtu e perceptuar e korruptuar Lufta kunder korrupsionit eshte sfida me e madhe qe ka Shqiperia ne rrugen drejt anetaresimit ne BE
Nese do ti referohemi rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 si paraqiten bashkite kryesore te vendit apo sic quhen bashkite-qender rrethi ne balancen elektorale
Ne 36 bashkite - qender rrethi kane votuar mbi 710 mije votues dhe kjo perben rreth 50 per qind te votuesve ne shkalle vendi. Kjo shifer mund te perdorej per te pasqyruar gjithashtu sjelljen e votuesve urbane. Ne zgjedhjet e 2009-s ne keto 36 bashki i koalicioni i drejtuar nga PD-ja ka fituar rreth 45 per qind te votave ii koalicioni i drejtuar nga PS-ja ka fituar rreth 47.5 per qind te votave dhe iii koalicioni i drejtuar nga LSI-ja ka fituar rreth 5.5 per qind te tyre. Nje perfundim i pare eshte se koalicioni i PS-se ka ne zonat urbane vetem nje avantazh me 2.5 per qind ndaj koalicionit te PD-se nderkohe qe LSI-ja me 5.5 per qind te votave eshte faktor vendimtar ne balancen elektorale ne keto 36 bashki ne kuptimin se andej nga shkon LSI-ja andej mund te shkoje pergjithesisht edhe fitorja ne keto bashki. Dhe per me teper fakti qe LSI-ja kalon nga majtas djathtas ajo mundet te demtoje/rrezikoje koalicionin e PS-se edhe nese zvogelohet deri ne 2.7 per qind te votave pra behet sa gjysma e saj krahasuar me vitin 2009.
Nese u referohemi ketyre rezultateve cfare del nese PD-ja dhe LSI-ja do te jene bashke ne zgjedhjet e vitit 2011 dhe nese e majta do te ishte e bashkuar
Po tu referohemi vetem rezultateve te vitit 2009 nese PD-ja dhe LSI-ja do te formonin ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2011 koalicionin qeveritar gje qe tanime eshte realitet atehere ato do te mund te arrinin te fitonin 50.5 per qind te votave duke pasur nje avantazh prej rreth 3 per qind ndaj koalicionit opozitar me 47.5 per qind te votave te votuesve urbane. Nese e majta do te dilte e bashkuar gje qe nuk ka me asnje gjase te ndodhe ne zgjedhjet e ardhshme atehere koalicioni PS-LSI do te fitonte rreth 53 per qind te votave duke pasur nje avantazh prej rreth 8 per qind ndaj se djathtes me 45 per qind. Pra PS-ja e pabashkuar me LSI-ne apo e majta e percare me shume gjasa rezulton humbese ne shume bashki e komuna. Ose e thene me saktesisht PS-ja do te kishte nje rezultat me negativ se ne vitin 2007...
Po ne numer bashkish si do te ishte rezultati nese u referohemi te dhenave te vitit 2009 ne te dy variantet e majta e bashkuar dhe e majta e ndare
Nese do tu referoheshim ketyre rezultateve atehere nga 36 bashkite - qender rrethi do te fitoheshin i 14 bashki nga koalicioni qeveritar PD-LSI i 10 bashki nga koalicioni opozitar me ne krye PS-ne dhe iii 12 bashki do te ishin te diskutueshme. Bashkia e Tiranes ku diferenca midis koalicionit qeveritar dhe atij opozitar eshte vetem 0.1 per qind do te ishte me e diskutueshmja. Nese e majta do te dilte e bashkuar ne zgjedhjet e ardhshme vendore atehere i e majta e bashkuar do te fitonte 22 bashki ii e djathta vetem 12 bashki dhe iii 2 bashki do te ishin te diskutueshme. Bashkia e Tiranes do te mund te fitohej nga e majta e bashkuar me rreth 30 mije vota me shume apo me nje avantazh prej rreth 12 per qind. Shihet qarte ndryshimi qe do te mund te gezonin votuesit e majte nese e majta do te dilte e bashkuar ne zgjedhjet e ardhshme vendore pra votuesit e majte do te kishin mundesi te drejtonin me shume se 22 bashki nga 36 pra mbi 60 per qind te bashkive kryesore te vendit nderkohe qe e majta e percare rrit rrezikun qe PS-ja te rrudhet per te drejtuar jo me shume se 14-16 bashki apo rreth 40 per qind te tyre duke humbur keshtu rreth 20 per qind te bashkive kryesore te vendit vetem se nuk arrin te ndertoje te majten e bashkuar.
Cili do te ishte mesazhi juaj majtas dhe djathtas bazuar ne kete kalkulim
Se pari votuesit e majte duhet te ndergjegjesohen se pasi kane humbur pushtetin qendror mund te humbin edhe rreth 20 per qind te pushtetit ne bashkite kryesore te vendit nga sa kane pasur ne vitin 2007 vetem se PS-ja nuk arrin te ndertoje te majten e bashkuar. ...Dhe mund te humbte edhe Bashkine e Tiranes ku ndodhet afersisht mbi nje e treta e elektoratit urban ose mbi nje e gjashta e elektoratit te vendit... Mbetet te korrigjohen tre elemente ne kete situate percarjeje te se majtes 1 te hiqet dore nga veprimet radikale dhe qasja konfliktuale 2 te perzgjidhen me kujdes kandidatet per bashkite/komunat dhe keshillat e tyre 3 te aplikohet nje fushate alternative ne funksion te zgjidhjes se halleve dhe problemeve te njerezve dhe jo nje fushate politike e vetem negative. Por mbi te gjitha vonesa per tu futur ne zgjedhjet vendore me kerkesat per zgjedhje te parakohshme apo per me shume garanci mund te rezultoje nje faktor tjeter negativ per rezultatin e PS-se ne 8 maj 2011....
Cili do te ishte rezultati konkret cilat bashki do te fitonte koalicioni PD plus LSI cilat opozita dhe ne sa bashki rezultati do te ishte i diskutueshem nese e majta nuk bashkohet
Nese PD-ja dhe LSI-ja vendosin te dalin se bashku ne zgjedhjet e ardhshme vendore atehere po tu referohemi rezultateve te 28 qershorit 2009 do te rezultonte se Koalicioni qeveritar do te fitonte me shume gjasa ne 14 bashkite duke pasur me shume vota perqindje ne vota 1 Peshkopi 1592 vota=20.4 2 Burrel 1508 vota=21.5 3 Durres 7742 vota=12.2 4 Kruje 1691 vota=26.1 5 Elbasan 2707 vota=6 6 Peqin 1051 vota=23.4 7 Kukes 2601 vota=27.1 8 Krume 993 vota=27 9 Bajram Curri 1599 vota=50.6 10 Lezhe 1008 vota=10.8 11 Rreshen 860 vota=14 12 Lac 1587 vota=16.7 13 Shkoder 14778 vota=36.6 14 Kavaje 5270 vota=50.2Koalicioni opozitar do te fitonte me shume gjasa ne 10 bashkite duke pasur me shume vota perqindje ne vota 1Kucove 2378=24.2 2 Fier 4478 vota=14.3 3Lushnje 1952 vota=9.9 4Ballsh 589 vota=12.4 5Gjirokaster 3689 vota=29.1 6Korce 2366 vota=7.3 7Erseke 975 vota=32.5 8 Pogradec 1425 vota=10.1 9Vlore 3673 vota=8.5 dhe 10Sarande 2348 vota=20.9
Jane te diskutueshme 12 bashkite 1 Berat 2 orovode 3 Bulqize 4 Gramsh 5 Librazhd 6 Tepelene 7 Permet 8 Bilisht 9 Puke 10 Koplik 11 Tirane dhe 12 Delvine.
...Po nese e majta do te dilte e bashkuar ne zgjedhjet vendore....
Nese PS-ja dhe LSI-ja vendosin te dalin se bashku ne zgjedhjet e ardhshme vendore pra e majta bashkohet atehere po tu referohemi rezultateve te 28 qershorit 2009 do te rezultonte se
E majta e bashkuar do te fitonte me shume gjasa 22 bashki duke iu shtuar 10 bashkive te mesiperme kur PS-ja del e ndare nga LSI-ja edhe 12 bashkite e tjera 1 Berati ishte e diskutueshme 2 orovoda ishte e diskutueshme 3 Durresi fitohej nga koalicioni qeveritar 4 Elbasani fitohej nga koalicioni qeveritar 5 Gramshi ishte e diskutueshme 6 Librazhdi ishte e diskutueshme 7 Tepelena ishte e diskutueshme 8 Permeti ishte e diskutueshme 9 Rreshen fitohej nga koalicioni qeveritar 10 Kopliku ishte e diskutueshme 11 Tirana ishte e diskutueshme 12 Delvina ishte e diskutueshme
Kurse e djathta ne kete rast me shume gjasa do te reduktohej ne vetem 10 bashki duke humbur 1 Durresin 2 Elbasanin 3 Rreshenin 4 Lezhen krahasuar me rastin kur PD-ja del ne zgjedhje se bashku me LSI-ne Dhe vetem 4 bashki do te mbeteshin te diskutueshme 1 Bulqize 2 Bilisht 3 Puke dhe 4 Lezhe.
Pas kesaj analize te detajuar keni nje perfundim i cili duhet te vleresohet nga PS-ja per zgjedhjet vendore te 8 majit
Ky eshte vetem nje shembull tjeter tanime i perseritur disa here per te arritur ne te njejtin perfundim qe tashme dihet e njihet nga te gjithe dhe nuk ka asgje te re as per tu kuptuar dhe natyrisht as per te kundershtuar bile pa bere edhe kete analize. Kjo analize perben vetem nje baze fillestare llogaritjesh per tu marre ne konsiderate me pergjegjesi politike dhe transparence nga lidershipi i PS-se. Ajo qe ka ndodhur pra carja e PS-se me LSI-ne ne 2005 dhe ne 2009 ne zgjedhjet e pergjithshme ka shume gjasa te ndodhe ne zgjedhjet vendore te vitit 2011 bile me efekte shume me negative sepse ne 2005 e 2009 LSI-ja ka dale ne zgjedhje vetem dhe e pabashkuar as me PD-ne dhe as me PS-ne nderkohe qe kete radhe ka shume gjasa qe LSI-ja te dale ne koalicion me PD-ne dhe dihet edhe nga ata qe dine pak aritmetike te thjeshte se efekti ne kete rast do te ishte dyfish me negativ ndaj PS-se.
Cili do te ishte thene me thjesht ky perfundim apo mesazh per socialistet e te majtet
Perfundimi i thjeshte eshte i qarte Socialistet e gjendur ne opozite pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ka shume gjasa te humbasin terren te konsiderueshem edhe ne drejtimin e 36 bashkive kryesore qender rrethi duke u rrudhur deri ne masen 20 per qind me pak se ne 2007 nderkohe qe e majta e bashkuar do te kishte shume shanse te drejtonte shumicen e 36 bashkive mbi 22 prej tyre ose mbi 60 per qind te tyre. Dhe mbi te gjitha mbetet e diskutueshme Bashkia e Tiranes qe ka nje te gjashten e votuesve te vendit....Ky efekt do te jete shume me i rende e shume me negativ mbi komunat dhe disa nga bashkite e tjera me te vogla...Dhe natyrisht nje situate e tille do te ishte nje goditje tjeter e bastioneve te majta e per rrjedhoje nje paralajmerim negativ per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme...
Po a mund te nisemi nga rezultatet e vitit 2009 dhe te nxjerrim perfundime per zgjedhjet e vitit 2011 Asgje nuk ka ndryshuar A mund te krahasohen zgjedhjet e pergjithshme me ato vendore
Riperseris se kjo analize perben vetem bazen nga do te niste starti i analizave per zgjedhjet vendore te vitit 2011 ne formen e nje projeksioni te rezultateve te vitit 2009. Natyrisht nje analize me e thelluar duhet te merrte ne konsiderate dinamiken e mbeshtetjes elektorale per secilin subjekt elektoral dhe pa asnje dyshim edhe sjelljet e ndryshme te votuesve ne zgjedhjet e pergjithshme e ato vendore. Por thelbi i pergjigjeve besoj do te mbetet i njejte aq me teper qe edhe gjate zgjedhjeve vendore edhe atyre te pergjithshme hendeku historik midis te majtes dhe te djathtes eshte ruajtur mbetet te vleresohet thjesht efekti i rialokimit te LSI-se nga bashke me PS-ne ne bashke me PD-ne.
ARISTIR LUMEZI