Rrezimi i Enverit PD feston ne shesh
Dy dite pas demonstrates se radhes se opozites ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe nje muaj pas perleshjeve perpara Kryeministrise demokratet kane mbushur sheshin perpara universitetit kur per me shume se nje ore kane festuar ne nje miting koncert te organizuar nga Forumi Rinor i Partise Demokratike. Nen motot E beme Shqiperine si gjithe Europa dhe 20 vjet pa diktature te pranishmit kane kujtuar ngjarjet e dy dekadave me pare te cilat rrezuan nje sistem gati 50-vjecar i fundit i atij lloji ne vendet e Europes Lindore. Qytetare te ardhur nga te gjitha qytetet kane nisur te mblidhen rreth ores 11.30 ne vendin ku PD-ja per rreth 2 vjet organizon mitingjet e saj per shkak te rikonstruksionit te qendres se Tiranes. Te pranishmit ne kete koncert mbanin ne duar flamuret e Partise Demokratike por edhe ata kombetare te BE-se dhe te NATO-s. Njesoj si ne mitingun e fundit festiv ne 1 maj te vitit te kaluar anetarja e Keshillit Kombetar iljeta Xhilaga ka hapur edhe kete radhe tubimin e demokrateve nderkohe qe ne skene kane performuar kengetaret me ne ze te skenes shqiptare si Tingulli 3 Eranda Libohova Juliana Pasha Anjeza Shahini Flori Mumajesi Luis Ejlli e Big Basta. Ne menyre simbolike per te hapur kete tubim festiv ne podium eshte ngjitur aktorja e njohur tani deputete e PD-se Rajmonda Bulku e cila 20 vjet me pare beri thirrje per rrezimin e bustit te Enver Hoxhes. Jemi ketu per ti thene ndal krimit ne bulevard jemi ketu se bashku sepse dime te shtojme optimizmin. Nje force qe i jep energji popullit te vet eshte burim i ndryshimit dhe kjo force jemi ne. Kjo force ka vetem nje emer Sali Berisha ishin fjalet e Bulkut. Pas disa paralajmerimeve te iljetes per ardhjen e kryeministrit Berisha ne oren 12.30 kreu i ekzekutivit ka mberritur nga pjesa e stadiumit Qemal Stafa dhe ka nisur menjehere te takoje qytetaret qe ishin ne rreshtin e pare te festimeve. Me pas festa vazhdoi nen ritmet e kenges Thunderstruck te grupit te njohur te rrokut AC/DC. Ne fjalimin e tij Berisha u ndal gjate ne ngjarjet e 20 viteve me pare por pa harruar te preke edhe ato aktuale vecanerisht demonstraten e opozites te 21 janarit. Ne mes te fjalimit te tij kreu i demokrateve ka kerkuar te mbahet nje minute heshtje ne nderim te te gjithe te reneve gjate regjimit komunist. Nder per jete te gjithe atyre qe flijuan jeten dhe rinine e tyre per dinjitetin dhe lirite qe ne gezojme sot Ju ftoj ju te nderojme se bashku me nje minute heshtje viktimat e regjimit barbar komunist. I perjetshem do te mbetet kujtimi i tyre tha Berisha gjate fjales se tij. Fishekzjarre te te gjitha ngjyrave ku binin ne sy vecanerisht ato me tym blu shperthyen menjehere pasi Kryeministri mbaroi fjalimin e tij i cili zgjati jo me shume se 20 minuta. Por megjithese ishte parashikuar qe Rajmonda Bulku e Berisha te ishin te vetmit qe do te flisnin politikisht ne kete koncert festiv ka qene iljeta ajo e cila duket se ka dale pak jashte programit. Sapo Kryeministri ka lene podiumin dhe i eshte drejtuar sheshit ajo ka kerkuar nga te pranishmit te vazhdonin te ndiqnin koncertin duke mos kursyer fjalet per regjimin e kaluar i cili u rrezua 20 vjet me pare. Ne do te vazhdojme te festojme 20-vjetorin e renies se bustit. Ne e hodhem qelbesiren i eshte drejtuar ajo qytetareve. Pas rreth 90 minutash te pranishmit jane drejtuar serish andej nga erdhen per tu kthyer ne sheshin Nene Tereza dicka me shume se nje muaj me vone kur do te hapet fushata elektorale per zgjedhjet e 8 majit.
ADI SHKEMBI