Rama paralajmeron terheqjen nga kandidimi Tiranen e fiton PS-ja
Kreu socialist Edi Rama paralajmeroi mundesine e moskandidimit te tij per nje mandat te katert per Bashkine e Tiranes. I ftuar ne emisionin Fakt ne UTV me gazetarin lirim Peka Rama la te kuptohet per here te pare se kandidat i PS per Bashkine e Tiranes mund te jete nje figure tjeter e socialisteve. Nese ne intervista te tjera kryebashkiaku nuk i ishte pergjigjur pyetjes per kandidatin e tij ne Tirane ne zgjedhjet e 8 majit kreu i PS tha dje se ecuria e puneve te Tiranes nuk ishte me e lidhur me qenien e tij si kryetar i bashkise.
Zoti Rama do te merrni pjese ne zgjedhjet vendore te 8 majit
E para bojkoti nuk ka qene histori pafund. Bojkoti ka qene nje mekanizem i cili u perdor nga opozita per te vene ne tryeze problemin themelor problemin e zgjedhjeve ne Shqiperi dhe te legjitimitetit politik te Parlamentit. Ne momentin kur ky problem u vu ne tryeze dhe u vu ne fokusin e opozicionit shqiptar dhe atij nderkombetar bojkoti ezauroi ate objektiv qe kishte. Bojkoti nuk ishte celesi per te zgjidhur krizen. Ishte instrument qe do te bente krizen prezente. Asnjehere jo vetem qe nuk e kemi thene por as e kemi menduar si nje opsion te mundshem bojkotin e zgjedhjeve. Kemi thene se nese nuk ka transparence dhe garanci qe zgjedhjet e ardhshme nuk do te grabiten njelloj si te shkuarat nuk do te kete zgjedhje ne Shqiperi. Sot kete e themi me dhjetefishin e forces sepse sot ne kemi jo vetem mungesen e garancive per te bere zgjedhje te cilat nuk do te vidhen sic u vodhen ne te shkuaren por sot kemi dhe nje qeveri qe ka vrare njerez.
KQZ ka marre sot nje vendim per te zevendesuar komisioneret qe PS nuk ka derguar ne kete institucion duke treguar se zgjedhjet do te behen ne 8 maj. fare do te beje opozita
Keto quhen manovra ne xunkth. Ne duam nje proces qe garanton palet dhe garanton cdo qytetar qe ne kete vend zgjedhjet mund te behen normalisht. Ne mendojme se nuk mund te behen zgjedhje ne keto kushte. Kjo eshte pergjigja jone. Ne keto kushte mund te shkohet vetem drejt nje konflikti te pershkallezuar sepse ne sot jemi ne nje konflikt i cili mund te pershkallezohet nese kjo krize nuk zgjidhet. Kriza vetem po thellohet per shkak se ata qe duhet te jene te paret te interesuar per zgjidhjen e saj qe eshte shkaktuar prej tyre thellon konfliktin. Ata jane pushtetaret qe perfaqesojne nje regjim vrastar kusarie dhe vete menyra se si ky regjim eshte formesuar po con ne trashjen e zullumit deri ne vrasje te qytetareve te ketij vendi.
Pra PS nuk mund te shkoje ne zgjedhje me kete klime
Jo kete e thate ju. Une thashe se nuk i bojkotojme zgjedhjet dhe do te jemi perballe maxhorances ne cdo moment por zgjedhje ne keto kushte nuk mund te behen.
Ish-aleati juaj zoti Meta ka thene ne kete studio se nuk do te beje kurre aleance me PS. A do te pranoje Edi Rama me sloganin pertej te majtes dhe te djathtes te bashkepunoje ne koalicion nese ka nevoje me Ilir Meten dhe me partine e tij
Ku ka me parti Ilir Meta...
Mos rri kaq i bindur se dhe ne 2009 ishit shume te bindur dhe me pas doli se kishit nevoje per mandatet e tij.
Ne 2009 po e riperseris votat u vodhen dhe nuk mundet dot tani te diskutojme mbi bazen e nje rezultati qe nuk eshte rezultati i zgjedhjeve por rezultati i korrupsionit elektoral. do diskutim mbi rezultatin elektoral na con ne nje perfundim te gabuar.
Ne nje emision qe kemi pasur bashke ne 2004 ju jeni shprehur se sapo kishit marre mandatin e dyte kishit nevoje per tri mandate per te bere Tiranen qe ju donit. Sot jemi ne fund te mandatit te trete a ishte koha e mjaftueshme per te bere Tiranen qe ju donit
Mendoj qe sot mjafton fakti qe Tirana eshte transformuar rrenjesisht per te thene se ne Tirane ka ndodhur nje transformim shume i madh edhe pertej asaj qe une mendoja ne nje sere aspektesh edhe pse jo aq sa une kam menduar qe ka ardhur si rezultat i pengesave te jashtezakonshme qe jane vene nga ana e qeverise deri ne 2009 dhe nga ana e regjimit deri me sot.
Kjo do te thote se Tirana ka nevoje per nje mandat tjeter te zotit Rama
Kjo nuk do te thote kete qe thate ju. Kjo do te thote si i shoh une gjerat ne keto 10 vjet qe kaluan.
A do te kandidoni serish per Bashkine e Tiranes
Jua them shume sinqerisht qe ecuria e metejshme e puneve te Tiranes sot nuk eshte pazgjidhshmerisht e lidhur me qenien time ne bashki sic ka qene deri para pak kohesh sepse sot nga njera ane Bashkia e Tiranes eshte nje institucion i cili une e them me bindje qe eshte i vetmi institucion ne nivelin e qeverisjes qe ka standarde europiane dhe qe do te thote se eshte nje makineri qe shumecka e ben ne menyre te pandalshme cdo dite nga une apo cilidoqofte ne vendin tim ne drejtim. Dhe nga ana tjeter nje gje eshte shume e rendesishme qe ne zgjedhjet e ardhshme kurdo qe ato te behen mos jini kaq i sigurt se do te jene ne 8 maj po qofshin ne 8 maj apo kurdoqofshin eshte e sigurt qe Bashkia e Tiranes do te fitohet dhe do te drejtohet nga socialistet. Kjo eshte e sigurt.