E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Fituam Tiranën, drejtësia të thotë fjalën e saj

Kryetari i PS-së Edi Rama i ka cilësuar si të turpshme deklaratat e kryeministrit Berisha në seancën plenare të Kuvendit.

Në një konferencë për shtyp Rama ka theksuar se kryeministri Berisha po i bën presion opozitës ndërsa shtoi se Partia Socialiste do të këmbëbgulë në të drejtën e saj për votën.
 

“Gjuha dhe presionet që Saliu po bën pas humbjes së thellë ndaj opozitës, nuk na bën përshtypje por na forcon në këmbënguljen tonë për një betejë që nuk është për një mandat që grabitet në tavolinë por për të ardhem e shqiptarëve” theksoi Rama.
 

Sipas Ramës në këto momente i takon drejtësisë të thotë fjalën e saj duke parë drejt tek kushtetuta, tek kodi zgjedhor por edhe tek interest kombëtare të Shqipërisë.

Ai ka theksuar gjithashtu se PS-ja ka fituar një mandat për të qeveriur ¾ e qytetarëve ndërkohë që kryeministri Berisha ka humbur edhe vetë basionin ku 20 vjet është zgjedhur deputetët.

“Shqiptarët po e shohin provën e qartë që Saliu nuk ndryshon dhe se kauza jonë 2-vjeçare ka qënë e drejtë. Pasi humbi thellë përfshirë edhe Tiranën, Saliu vazhdon të shkelë çdo rregull, çdo ligj, duke arritur deri tek një shfaqje televizive të një vjedhjeje të hapur duke u bërë avokati i vjedhjes edhe në foltoren e kuvrndit. Sot Saliu flet dhe stërflet për të drejtën e votes, një të drejtë që e ka shkelur dhe e ka shtypur për 2 vjet rresht duke u përpjekur të ndryshojë rregullat e lojës” theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›