E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, administrator Salih Tagani, drejtor teknik Alban Tafaj

TIRANË- Nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u zhvillua sot mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të SHA "Tirana", ku u vendos ndryshimi i strukturës aktuale të organizimit, diktuar kjo edhe nga shndërrimi i Tiranës në Shoqëri Aksionere.

Në strukturën e re, drejtimi i Tiranës ndahet në administrativ dhe teknik. Këshilli Mbikëqyrës emëroi në postin e administratorit Salih Taganin dhe në postin e drejtorit teknikun Alban Tafajn.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilloi një takim të veçantë me futbollistët, trajnerin dhe Këshillin Mbikëqyrës të SHA “Tirana”.

Në këtë takim u analizua edhe gjendja financiare e Klubit "Tirana", ku Basha premtoi zgjidhje të shpejtë të ngërçit të krijuar. Kryebashkiaku shprehu angazhimin dhe vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur me të gjitha mjetet dhe mënyrat në dispozicion klubin "Tirana", sikundër garantoi se fondet dhe donacionet do të rriten për klubin, për të krijuar kushte më të mira për futbollistët në ambientet e tyre sportive, por edhe në ndeshjet jashtë Tiranës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›