E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami:Dy opsionet e Ramës për zgjedhjet



Për Kastriot Islamin Edi Rama do të kërkojë një mandat të katërt në krye te Bashkisë së Tiranës vetëm në rast se do ta ketë të sigurtë fitoren. I ftuar ne edicionin e lajmeve në "Ora News" përballë drejtorit të informacionit Roland Qafoku, anetari i kryesisë së PS Kastriot Islami ndërsa ka analizuar situatën në parti tashmë që nga zgjedhjet për pushtetin vendor na ndan më pak se një vit; ka deklaruar se Edi rama do të zgjedhe mes 2 opsioneve ; do hyjë në gare nëse fitorja është e sigurtë dhe në rast të kundert do të kandidojë dikë tjeter qoftë edhe një prej kundërshtarëve të tij në parti.Ndërkaq Islami ka deklaruar se lideri i PS Rama nuk është i interesuar për zgjedhjen e krizës politike pasi synon që të shkojë në zgjedhjet për pushtetin lokal duke bërë një opozitë të ashpër.
Sipas Islamit gara për Bashkinë e Tiranës e cila është edhe beteja kryesore në zgjedhjet lokale është një garë ku fituesi vështirë të parashikohet pasi sondazhet i nxjerrin shumë afër maxhorancën dhe opozitën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›