E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe punonjësi i Pyjores

Një kryeplak fshati dhe një punonjës i Policisë Pyjore kanë rënë në prangat e policisë për moskallëzim të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e tyre.
Bëhet fjalë për kryeplakun e fshatit Peshtan të Tepelenës Artur Malo , në pyllin e të cilit janë gjetur 152 rrënjë bimë kanabis sativa; 500 fishekë, rreth 1 kg marijuanë, një armë gjahu pa leje, si dhe një sasi bime narkotike, ndërsa është shpallur në kërkim autori i kultivimit të bimëve narkotike.
Kryeplaku Artur Malo, 36-vjeç u arrestua për veprat penale të "Moskallëzimit të lëndëve narkotike". Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Edmond Malo, lindur dhe banues në fshatin Peshtan, pasi policia ka arritur të identifikonte si autorin e kultivimit të këtyre bimëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›