E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islamiket: Do ndertojme spitalin e Fierit dhe qendrat e fshatrave

Ndertimi i spitalit ne qytetin e Fierit por edhe te qendrave shendetesore ne zonat rurale, jane premtimet qe kane bere perfaqesuesit e Bankes Islamike. Ne nje takim qe ka zhvilluar ministrja e Shendetesise Anila Godo, me Misionin e Bankes Islamike per Zhvillim ne Shqiperi, u diskutua mbi programimin e projekt-propozimeve per tre vitet e ardhshme 2010-1013. Gjate fjales se saj ministrja e Shendetesise, parashtroi si projekte te rendesishme, rindertimin e spitalit te Fierit, si dhe ndertimin e qendrave te reja shendetesore ne zona rurale te vendit tone. "Per ne eshte shume e rendesishme qe te investohet ne aparatura, por edhe ne ndertimin e qendrave shendetesore te cilet jane te pakta ne zonat rurale", ka pohuar Godo. Nderkaq gjate bashkebisedimit te tyre, u percaktuan si prioritete edhe investimi ne aparatura mjekesore dhe laboratorike, ne te gjithe spitalet rajonale ne vend. Nga ana e tyre, Misioni i Bankes Islamike per Zhvillim, shprehu gatishmeri te plote per investime te medha ne fushen e shendetesise, vecanerisht ne ndertime te godinave te reja dhe pajisjeve te nevojshme spitalore. Banka Islamike per Zhvillim eshte nje nga donatoret kontribues me te medhenj, ne fushen spitalore ne shendetesi. Ky Mision, ka investuar ne projekte te rendesishme, si ndertimi i spitalit te Durresit financuar me 12 milione USD dhe spitali i Kavajes me afersisht 6 milione USD. Duke pare gjithe keto investime, ministrja e Shendetesise, Godo, falenderoi Misionin Islamik per ndihmen e vazhdueshme ndaj sistemit tone shendetesor, si edhe per gatishmerine e treguar per investime te ketyre standardeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›