E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Titulli profesional, pas masterit"

Titujt profesionale te diplomave do te jene vetem pasi studenti te kete perfunduar masterin e nivelit te pare, apo thene ndryshe 3-vjecarin, sipas sistemit te Bolonjes. Lajmin e ka bere te ditur kreu i Konferences se Rektoreve, Jorgaq Kacani. Ai shprehet se ne te gjitha sistemet evropiane te shkollimit kudo ne bote, titujt nuk jane me prone e studimeve universitare, por jane prone e studimeve pasuniversitare. Sipas tij, Universiteti Politeknik i ka gati diplomat, si ato te nivelit te pare dhe ato te nivelit te dyte te cilat presin miratimin. "Te gjithe atyre drejtuesve qe kane studiuar jashte shtetit, jane diplomuar jashte shtetit dhe kane marre diploma jashte shtetit, te bejne prezent diplomat e veta qe kane marre dhe ta krahasojne ate me diplomen qe ne po leshojme. Jam i sigurt se diploma qe ne po leshojme konform ligjit te Arsimit te Larte dhe kerkesave ligjore, jane shume here me te mira se sa ndoshta dhe diploma qe ai ka marre ne Perendim", ka siguruar Kacani. Ne kete menyre, diplomat e reja do te jene pa tituj, por do te shoqerohen nga suplemente perkatese, qe lidhen me fushen e studimit. Kryetari i Konferences se Rektoreve, Jorgaq Kacani shprehet se diplomat nuk do te kene tituj, por do t'u shtohen elemente te tjere. Pak dite me pare, pas protestave te njepasnjeshme te studenteve per te ndryshuar formen e diplomes te sistemit 3-vjecare, Ministria e Arsimit dhe Shkences ka lehtesuar udhezimin nga ato pak elemente qe u kerkuan nga studentet. Keshtu, senatet e universiteteve, ne perputhje me udhezimin e MASH, kane mundesine te zgjedhin diplomat e tyre, duke ruajtur gjithmone standardet shteterore baze, qe duhet te kete cdo diplome. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, diplomat e Shqiperise do te mbajne te njejtin standard si te gjitha vendet e BE-se. Nga ana tjeter, pak dite me pare ministri i Arsimit, Fatos Beja deklaroi se pavaresisht protestave te studenteve per ndryshimin e formatit dhe permbajtjes se diplomave te reja te ciklit 3-vjecare, ato nuk do te ndryshojne. Sipas procesit te Bolonjes, studenti bashke me diplomen merr edhe nje suplement, ku pershkruhen te gjitha njohurite qe ka marre ne shkolle. Ky suplement konsiderohet nga MASH, i dobishem per punedhenesin, sepse kuptohen qarte njohurite e punemarresit.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›