E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, 18 peme per "Ismail Qemalin"

Nje kompani private i eshte bashkuar ne menyre vullnetare, nismes se iniciuar nga bashkia e Tiranes "Nje qytetar-nje peme". Ne kuader te kesaj iniciative, ajo kontribuoi me mbjelljen e 18 pemeve, ne rrugen "Ismail Qemali". Kryetari i bashkise Edi Rama, i pranishem ne kete aktivitet, shprehu kenaqesine qe numri i sipermarresve qe po i bashkohen kesaj nisme po shkon duke u shtuar sepse nga ana tjeter eshte e qarte se po rritet ndjeshmeria ndaj domosdoshmerise per nje mjedis me cilesor, per nje ajer me te paster dhe sigurisht po rritet edhe vetedija se nje peme e mbjelle sot eshte nje garanci me shume per femijet tane neser. Nismes "Nje qytetar - nje peme" i jane bashkuar deri me tani mjaft subjekte, te cilet permes aksionit te mbjelljes se pemeve, synojne te kontribuojne ne permiresimin e cilesise se mjedisit ne kryeqytet si dhe ne rritjen e vlerave te komunitetit e rivitalizimin e tyre. Cdo qytetar i Tiranes, mund te jap kontributin e tij dhe te behet pjese e kesaj iniciative.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›