E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Jemi nje", Klan Kosova lindi ne 1 vjetorin e pavaresise

Pas me shume se nje dekade nga themelimi i Televizionit Klan ne Shqiperi, ne vigjilje te pervjetorit te pare te Pavaresise se Kosoves, lind edhe Klan Kosova.

Klan Kosova vjen si nje dhurate per te gjithe qytetaret e shtetit te ri, me nje programacion te larmishem, lajme, emisione te debatit, kulture, sport, filma e seriale, me nje staf profesionistesh, me paanshmeri e objektivitet. Drejtuesit e tij shprehen se Klan Kosova do te jete nje televizion qe do t'i clodhe dhe shikuesit.

Klan, transmetimi maratone i 17 shkurtit 2008

17 shkurt 2008, Kosova shkroi historine dhe eshte pak te thuhet se KLAN, kishte pa dyshim rolin kryesor duke e shnderruar endrren e kombit shqiptar ne nje realitet viziv. Nje transmetim maratone i jashtezakonshem te dites se madhe, me lidhje direkte nga Prishtina, Tirana Beogradi dhe Brukseli, duke percjelle perjetimin direkt te mbeshtetesve te popullit te Kosoves per vetevendosje apo dhe kundershtareve te saj. KLAN ishte kudo, me gazetaret me te mire ne terren, duke ofruar te paret ne shtepite e shqiptareve kudo qe ndodheshin, Kosoven e pavarur, organizimin perfekt te institucioneve kosovare, per diten historike shoqeruar me nje mbeshtetje model popullore, qe ofroi vecse permasen e festes, pa asnje incident. Sepse Kosova ishte ne feste. Televizioni Kombetar KLAN ishte i pari qe ofroi pamjen e flamurit te Kosoves, me ngjyre blu ku shquhej dukshem harta e Kosoves me 6 yje ne krye, qe simbolizojne 6 etnite ne kete vend. Prishtina do te mbushte rruget me flamurin e ri krahas atij kombetar kuq e zi. Oret plot emocion ne Kosove kontrastonin me pamjet e Beogradit te asaj dite.

Protesta me thirrje antipavaresise ne rruget e kryeqytetit serb. KLAN ishte aty, si i vetmi televizion shqiptar qe guxoi te jete ne piken me te nxehte te kundershtimit te pavaresise. Te dielen e 17 shkurtit 2008, Kuvendi i Kosoves miraton deklaraten me te cilen Kosova shpallet shtet i pavarur dhe demokratik. Ky akt u mbeshtet fort, garancite se do te respektohen dhe mbrohen te drejtat e minoriteteve. Kosova e pavarur do te projektohej si shteti i te gjithe qytetareve te saj. Momenti i firmosjes se dokumentit te pavaresise do te pershendetej dhe nga Kryeministri i Shqiperise Berisha ne nje lidhje direkte nepermjet Televizionit Kombetar KLAN. Ne kontrast te forte, Beogradi ndriconte nga flaket dhe flamujt e grisur amerikane. KLAN transmetoi gjithcka ne kohe reale ndonese situata behej gjithnje e me e rrezikshme per te gjithe gazetaret nderkombetare qe ndiqnin zhvillimet, sidomos per grupin e vetem te xhirimit nga Shqiperia qe transmetonte live nga Beogradi. Por asgje nuk mund ta ndalte Kosoven ne shpalljen e mevetesise, duke u bere keshtu shteti me i ri ne Ballkan. Festimet do te vazhdonin gjate deri ne oret e para te mengjesit te 18 shkurtit, Televizioni KLAN do te ishte aty i kudogjendur ne Prishtinen qe thithte eren e pavaresise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›