Islamistët fitojnë bindshëm në Egjipt

Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Egjipt partitë islamike kanë shtuar dukshëm epërsinë ndaj partive tjera rivale.
Vëllazëria e moderuar Myslimane në rrethin e tretë të votimeve ka fituar të paktën 41 për qind të mandateve parlamentare. Salafistët ultra-konservatorë sipas të dhënave të televizionit shtetëror egjiptian, kanë fituar rreth 20 për qind të votave.
Në zgjedhjet e para parlamentare qysh nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak iu bë thirrje për të votuar rreth 50 milionë egjiptianëve.
Rezultati përfundimtar do bëhet i ditur nga mesi i janarit.