Islanda i ka hapur bisedimet për anëtarësim në BE
Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 23:00
Islanda sot formalisht i ka hapur bisedimet e detajuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky vend-ishull në Atlantikun Perëndimor, në Bruksel i ka hapur bisedimet në katër, prej gjithsej 30 fushave politike, të parapara për harmonizimin e ligjeve kombëtare me ato të BE-së.
Tashmë janë mbyllur dy çështje: ajo për shkencë dhe arsim e kulturë.
Por, procesi mund të hasë në probleme, më vonë në këto bisedime, kur të shqyrtohen çështjet e peshkimit dhe bujqësisë.