E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islandë,protesta kundër kryeministrit Hard

Makina e kryeministrit të Islandës Geir Hard është rrethuar nga një turmë e zemëruar njerëzish, të cilët kanë hedhur vezë në drejtim të automjetit. Kjo ishte protesta më e fundit, pas një sërë të tillash që kanë filluar që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur sistemi financiar i vendit ra në kolaps. Të martën, policia vendase u detyrua të shpërndajë me forcë protestuesit, të cilët kërkonin dortëheqjen e qeverisë, që e shohin si shkaktare të kolapsit ekonomik të Islandës. Sipas policisë, një turmë prej rreth 1000 personash, disa prej të cilëve godisnin me vazo lulesh dhe kanoçe, u mblodhën rreth ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Rekjavik. Më vonë, disa nga protestuesit rrethuan makinën e kryeministrit Hard dhe goditën xhamin e përparmë të saj me vezë. Ndërkohë që policia filloi qetësisht shpërndarjen e turmës së irrituar. Islanda është zhytur në një krizë financiare, pas kolapsit të tetorit të kaluar, kur bankat humbën miliarda dollarë. Ekonomia islandeze pritet të vuajë një recension të gjatë dhe rritje të normës së papunësisë. Protestat ndaj qeverisë së kryeministrit të vendit Geir Hard dhe Bankës Qendrore janë kthyer në një gjë të zakonshme, në rrugët dikur të qeta të kryeqytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›