E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, vdes në sallën e gjyqit, u shpall fajtor për zarrëvënie

Një njeri ka gjetur vdekjen pasi është shembur përdhe në sallën e një Gjykate në Arizona, menjëherë pasi juria e shpalli atë fjator për zjarrvënie të qëllimshme.

Michael Marin, 53 vjec, u shpall fajtor pr vënie të zjarrit në shtëpinë e tij në afërsi të Phoenix, pasi prona e tij nuk arriti të shitej në një ankand bamirësie. Pamjet e ofruara nga regjistrimet brenda Gjykatës, tregojnë Marin duke mbuluar fytyren e tij dhe gojën, me duar, ndërsa ndihej i shqetësuar pas dhënies së verdiktit të dhënë nga gjyqtari.

Menjëherë më pas, ai shfaqi probleme shëndetësore, ndërsa nisi të ngrinte zërin dhe u shemb përdhe. Marin u dërgua në spital, por mjekët e deklaruan atë të vdekur. Zyrtarët po hetojnë për të zbuluar nëse ai kishte vendosur lëndë helmuese në gojë. Shtëpia e Marin ishte vlerësuar me cmimin 3.5 milion dollarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›