E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija kozmike kineze, përfundon misioni në hapësirë

Anija kineze e hapësirës Shenzhou-9, me 3 astronautë në bord u kthye në Tokë, pas një misioni të suksesshëm gjatë të cilit u ankorua në mënyrë mekanike me një modulë orbitale të stacionit të hapësirës.

Të tre astronautët, mes tyre edhe një grua, femra e parë astronaute e Kinës, zbritën shëndoshë e mirë në rajonin fushor të Mongolisë. Gjatë misionit prej rreth dy javësh, ekuipazhi kreu ankorime automatike dhe mekanike, si dhe disa eksperimente në modulën e laboratorit hapësinor, Tiangong.
 

Ankorimi mekanik është i nevojshëm në procesin e ndërtimit të një stacioni hapësinor, që Kina synon ta realizojë deri në vitin 2020. Ekipet e shpëtimit u mbodhën menjëherë rreth kapsulës, ndërsa televizionet e transmetuan drejtpërdrejt momentin e zbritjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›