Tërmet në Kinë, 10 të plagosur dhe dëme materiale
Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën perëndimore të Kinës, në afërsi të kufirit me Kazakistanin.Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit, me intensitet 6.6 shkallë, ishte në qytetin Shihezi në provincën Ksinjiang.
Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, raporton se 10 persona janë plagosur nga tërmeti dhe se disa ndërtesa në një fshat afër epiqendrës së tërmetit janë shkatërruar.
Sipas kësaj agjencie, tërmeti, që zgjati afro 10 sekonda, ishte hetuar në kryeqytetin rajonal Urumqi .