Ismail Kadare Fituesi i Cmimit Lerici Pea 2010

Edicioni i 57 i cmimit Lerici Pea iu ofrua publikut italian me nje personazh shume te rendesishem kater here kandidat per cmimin Nobel ne letersi antar nderi i akademise Franceze. Ky eshte i madhi Ismail Kadare. Ai eshte fituesi i ketij edicioni dhe cmimi do ti jepet te djelen me 26 shtator ne Vila Marigola ne San Terenzo te Lericit. Kadare ka filluar te shkruaj poezi ne nje periudhe te hershme konkretisht ne kohen e liceut te cilin e frekuentonte ne qytetin e tij te lindjes.
Shkrimtari eshte diplomuar per letersi ne Universitetin e Tiranes dhe me pas i ka vijuar studimet e tij ne Universitetin Gorki te Moskes. Publikimet e tij te parat ishin ne poezi. Ne vitin 1960-te publikoi romanin e pare Gjenerali i Ushtrise se Vdekur dhe me pas do te beje edhe publikime te tjera. Pavaresisht se zgjidhet deputet ne vitin 1970-te censura e qeverise se Hoxhes bllokon poemen e tij Pashai i kuq. Edhe pse jetonte ne Shqiperi Kadareja behet i njohur edhe ne perendim ku veprat e tij perkthehen dhe qarkullojne lirisht.
Vetem ne 1990-ten pas renies se regjimit te Hoxhes Kadare kerkon azil politik ne France dhe ne Paris ku jeton edhe tani. Shkrimtari vazhdon te shprehe publikisht pakenaqesite e tij per drejtuesit politike komunist shqiptare.