Loje virtuale me emrin e Michael Jackson

Miliona dhe ndoshta miliarda jane fansat e Michael Jackson ne mbare boten. Kete me mire se kushdo e kane kuptuar njerezit qe shfrytezojne imazhin e ish mbretit te pop-it duke gjeneruar te ardhura edhe pse ai tashme ndodhet ne boten tjeter.
Planet Michael keshtu quhet loja me e fundit virtuale qe do te hidhet ne treg vitin tjeter. Sipas SEE Virtual Worlds kjo loje nuk do permbaje dhune dhe ne te te gjithe admiruesit e Jackson do kene mundesi te kembejne apo koleksionojne objekte te Jackson.
Loja mund te shkarkohet falas por qe tani ka ngjallur polemika pasi analistet e kengetarit shprehen se loja i perket brezit te vogel ndersa fansat e tij jane te nje moshe te madhe.