Ismail Kadare fiton cmimin "Princi i Asturias per Letersine"
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare u nderua dje me Cmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersine", (Prince of Asturias Award for Letters), nje nga cmimet me prestigjioze ne bote ku konkurruan emra te shquar ne kete fushe. Kadare, kandidat per cmimin "Nobel" ne letersi, mori cmimin per mirenjohjen ne angazhimin e tij shoqeror, gjate ceremonise qe u zhvillua rreth ores 10:30 te paradites ne Oviedo te Spanjes, mes 31 kandidateve te tjere nga 25 vende te ndryshme te botes, ku spikasnin emra si shkrimtari cek Milan Kunderas, japonezi Haruki Murakani, holandazit Cees Nooteboom apo italiani Antonio Cabuchi. Organizatoret, duke e pershkruar ate si nje nga autoret me te medhenj boterore, thane se "Kadare perfaqeson ajken e letersise shqiptare dhe pa harruar rrenjet e tij, ka kapercyer kufijte per te ngritur zerin e tij kunder totalitarizmit". Cmimi ne fjale ndahet nga fondacioni "Prince of Asturias" dhe u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kerkimore e te cileve perfaqeson nje kontribut te madh ne kulturen universale ne fushat e letersise apo gjuhesise. "Nje cmim elitar qe nderon kulturen shqiptare", e ka cilesuar vete shkrimtari 73-vjecar ne nje interviste per ATSH-ne, Cmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias per Letersine", qe fitoi te merkuren paradite.
Gazeta e njohur spanjolle, "El Mundo" njoftonte dje se kandidati shqiptar per cmimin "Nobel" e fitoi garen mes shkrimtareve te permasave te tilla si Milan Kundera, i konsideruar si nje nga shkrimtaret me te medhenj. "Kadare eshte nje studiues i madh i tradites shqiptare dhe i ketij vendi Ballkanik", shkruante "El Mundo", duke cituar se veprat e tij jane perkthyer ne me shume se 40 gjuhe te botes. Ne portretizimin e tyre per Kadarene mediet e huaja shkruajne se ai eshte nje shkrimtar, i cili filloi te fitoje famen e tij me romanin "Gjenerali i ushtrise se vdekur", ne vitin 1963, roman, me te cilin Kadare arriti njohje brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise dhe qe sot materializohet me nje nga cmimet me te rendesishme ne qarqet letrare te botes. Shkrimtari Ismail Kadare eshte nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit", ndersa ben pjese ne Akademine Franceze, nder 12 anetare te huaj te kesaj Akademie, si dhe ne Akademine e Berlinit. Eshte nje nga personalitetet me te shquara te kultures shqiptare, ambasador i saj ne bote. Me marrjen e ketij cmimi, Kadare konsiderohet tashme shkrimtari i pare shqiptar qe fiton cmimin me te rendesishem per letersine ne Spanje, i krijuar ne vitin 1981. Ne fushen e prozes, ai ka levruar tregimin, novelen dhe romanin, ndersa ka shkruar edhe poezi, shume prej te cilave te memorizuara nga lexuesit vendas dhe te huaj. Nder romanet e tij me te njohur permenden "Gjenerali i ushtrise se vdekur", "Kronike ne gur", "Dimri i madh", "Ura me tri harqe", "Keshtjella", librin me tregime e novela "Emblema e dikurshme" etj. Vitin e kaluar, fituesja e cmimit "Princi i Asturias per Letersine" ishte kanadezja, Margaret Atwod, te cilen juria e nderoi per vepren e saj te shkelqyer, sidomos ne mbrojtjen e dinjitetit te grave. Po keshtu, kete cmim me pare e kane fituar shkrimtare te ndryshem si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Paul Auster, Amos Oz etj.