E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare: Letersia shqipe eshte absolutisht me e njohura ne Evrope

Shkrimtari Ismail Kadare tha dje ne nje interviste per ATSH-ne se ishte i nderuar per kete cmim. "Eshte nje cmim elitar qe cdo shkrimtar e ka shume per nder kur e merr. Deri tani e kane marre shkrimtare shume te medhenj. Dua te theksoj se edhe ne kete edicion shkrimtaret pjesemarres ishin shume te cmuar prej meje dhe me disa prej tyre jemi miq. Ndaj ky cmim eshte edhe me i cmuar per mua", u shpreh Kadare, ndersa shtoi se e konsideron me fat faktin qe ne spanjisht ka nje perkthyes shume te mire, Ramon Sanchez Lizarralde. "Eshte nje nga perkthyesit me te mire, dhe vitin e kaluar u nderua me nje cmim kombetar per veprat e mia. Eshte per t'u lavderuar", vleresoi Kadare ne lidhje me perkthyesin e veprave te tij ne spanjisht. Fitues i cmimit "Man Booker International Prize" ne vitin 2005, cmimi me prestigjioz ne boten anglishtfolese, Kadare thote pa medyshje se krahasuar me vendet e Ballkanit, letersia shqipe eshte absolutisht me e njohura ne Evrope. "Letersia shqiptare, krahasuar me vendet e Ballkanit, eshte nje nga letersite me te njohura ne Evrope. Absolutisht po", cilesoi shkrimtari, ndersa solli ne vemendje faktin se letersia shqipe eshte tashme e vleresuar me dy cmimet me te njohura ne bote, pas Nobelit, "Man Booker International Prize" dhe "Prince of Asturias Award for Letters". Me tej ai tha se veprat e tij nuk jane te vetmet qe e kane bere letersine shqipe te njohur ne bote. "Jane te pakten 15 shkrimtare shqiptare, vepra e te cileve eshte perkthyer ne vendet e Evropes", shtoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›