E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadare prezanton librin Mosmarreveshja

TIRANE-Dje ne Panairin e Librit ne Tirane shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ka prezantuar para lexuesit dhe librin e tij te fundit Mosmarreveshja Mbi raportet e Shqiperise me vetveten nje liber te cilen ai e ka quajtur nje sprove letrare. Ky liber nuk eshte as histori dhe as shkence por thjeshte letersi dhe sprove letrare tha Kadare. Sipas tij ky liber u perket te gjitheve. Libri nis me sproven Rreth himnit te vjeter te shteit per te vazhduar me tej me Enigma MjegullProlog me djallin Dialog me Djallin dhe Zotin Pantomima e frikshme e Bronzit Gjergj K kunder Arbrit Intermexo me dy vrasje ne sfond Lengate ne gadishull Tri gjendje te Kastriotit Epilog me Zotin.
Si veteran i gjymtuar pas prerjes qe u permend ne krye te kesaj sprove ai himn do te avitej me droje te sheshi i kombeve perballe himnit te Europes muzikes se Bethovenit dhe fjaleve te Schiler-it per vellazerimin e popujve me tagrin per ti dhene zerin dhe arsyet e Shqiperise. Nepermjet tij shqiptaret i kishin bere nje pyetje dhe nje premtim Zotit ne te vertete ndergjegjes se tyre dhe kishin me shume se nje shekull qe rrihnin te kapnin pergjigjen per te. Se Zoti vete e kishte thene me goje... Se cfare kishte thene Zoti dhe si e kishin kuptuar ata ky kishte qene dhe ende mbetej thelbi i pazberthyer i ceshtjes shkruan Kadare ne nje nga sprovat e ketij libri.

Kadare nuk ka refuzuar tiu pergjigjet disa pyetjeve te Gazeta Shqiptare lidhur me vendimin historik te liberalizimit te vizave. Sipas Kadare ky eshte nje moment pozitiv sigurisht. Nuk ka asnje diskutim per kete. Ndersa i pyetur se kur e sheh anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian Kadare eshte pergjigjur se nuk e shoh te larget.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›